E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacientët e QSUT-së ndihmohen nga bamirësit

QSUT-ja edhe për disa muaj nuk do të vuajë më për materiale ortopedike, për barna qetësuese apo për pajisje të tjera shëndetësore. "International Orthodoks Christian Charities", (IOÇ) dhuron për herë të dytë ndihma mjekësore për Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Një pjesë e këtyre ndihmave ishin materiale mjekësore, si karroca invalidësh, paterica, ndihmës për ecjen e të sëmurëve në pavijone, si dhe mjete të tjera ortopedike që përmirësojnë cilësinë e jetesës së pacientëve brenda spitalit.

Në ndihma gjenden doreza, garza, përgatesa të jodit dhe material qepës kirurgjikalë, për të cilin spitali ka nevojë deri në furnizimin vjetor. "Kanë ardhur në sasi të konsiderueshme tuba të ndryshëm për intubim, katetere të madhësive të ndryshme, qarqe për frymëmarrje, maska oksigjeni, e materiale të tjera shëndetësore", sqaroi zyrtarisht QSUT-ja. Sipas njoftimit, shoqata ka sjellë edhe barna si shurupe paracetamoli, antialergjikë, barna ekspektorane, pomada, balsame, vitamina të ndryshme, barna antiacide, antihistamike, nitroglicerinë, epinefrinë, lidokainë, odasetron. Këto barna do të përdoren në Kardiologji, Reumatologji, Pediatri, Dermatologji, Kirurgji, Okulistikë. "QSUT-ja po merr ndihma për herë të dytë brenda një periudhe 8-mujore, nga kjo shoqatë. Ndihma e parë ka qenë në muajin nëntor dhe ndihma e dytë vjen sot, në ditët kur spitali ka më shumë nevojë për barna", tha drejtori i QSUT-së Mati Pepa.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›