"Rritja e çmimeve po rrënon pensionistët"
Pensionistët janë cilësuar si kategoria më e rregullt e shoqërisë. Pavarësisht pensioneve të ulëta, ata janë gjithmonë në rregull me shtetin. Paguajnë rregullisht faturat e energjisë, ujit, taksave dhe rrallëherë janë bërë problem për mospagesa. Por pensionistët janë edhe kategoria më e varfër e shoqërisë. Pensioni më i lartë që merr 10 për qind e pensionistëve është 150 euro në muaj. Rritja e çmimeve të ushqimeve, të energjisë elektrike, të transportit urban, rritja e çmimit të bukës i ka rënduar aq shumë ata. Një pjesë e mirë e pensionistëve të vetmuar madje janë duke u privuar edhe nga ushqimi. Kryetari i Sindikatës së Pensionistëve, Isa Gorica, në një intervistë për gazetën "Shqip" tregon se sa të ulëta janë pensionet sot, sa shumë probleme ka mosha e tretë me rritjen e çmimeve, me ilaçet. Gorica tregon se një pjesë e mirë jetojnë në mjerim. Sipas tij, të gjitha këto rritje duhet të justifikohen me kompensim, e në rast se shteti nuk merr përsipër të plotësojë kërkesat e tyre do të hidhen në protestë. Pensionistët nuk janë pak, numërohen 520 mijë në të gjithë vendin.
Më 1 maj, Sindikata e Pensionistëve kishte paralajmëruar protestë për të gjitha rritjet, përse nuk u realizua?
Më 1 maj kemi deklaruar se i kemi lënë një afat qeverisë për të menduar seriozisht për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, bukës, ushqimeve, tashmë edhe çmimi i transportit. Mund të them se pas rritjes së çmimeve sipas analizës së sindikatës kemi konstatuar se kemi 20 për qind ulje të fuqisë blerëse. Por duke u nisur nga deklaratat e Kryeministrit për rritje të pensionit, kemi rënë dakord që ta shtyjmë deri në fund të muajit protestën dhe të dëgjojmë konkretisht deklaratat e përfaqësuesve të qeverisë. Deri tani kemi qenë në biseda me përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punës. Edhe Kryeministri Berisha ka dhënë publikisht deklarata se do të bëjë rimbursimin e parave për uljen e fuqisë blerëse dhe rritjen e inflacionit. Kjo është e vetmja arsye që nuk kemi nisur protestën.
Nga konsulta e fundit që kemi bërë me përfaqësues të Ministrisë së Financave, prej tyre është marrë përsipër që më 1 korrik do të ketë korrigjim të pensioneve, 9-10 për qind dhe kjo rritje do të jetë si për pensionet e ulëta, ashtu edhe për të "lartat".
A mund të na thoni se sa llogaritet të jetë pensioni i lartë dhe i ulët?
Një pension i lartë normal llogaritet 1760 lekë e barabartë me 150 euro. Këtë pension e marrin vetëm 10 për qind e pensionistëve nga 520 mijë që janë në të gjithë vendin. Një pension i tillë është një nivel që quhet minimum jetik. Ka rënie të nivelit të minimumit jetik, sepse po të krahasojmë fuqinë blerëse në 2007-ën, me fuqinë blerëse të 5 muajve pas 2008-ës, në 5 grupe kryesore të cilat përbëjnë 70% të shpenzimeve mujore të çdo pensionisti, fuqia blerëse ka rënë nga 18 në 22%. Një familje e vetmuar pensionistësh në prill ka paguar 28 euro energji elektrike nga 180 euro të ardhura mujore. Theksoj se janë 87500 familjarë, pensionistë të vetmuar. Pensionet që quhen të larta janë nën nivelin e minimumit jetik, prandaj dhe rritja e pensioneve duket të jetë e barabartë si për të ulëtat ashtu dhe për të lartat.
Cilat kanë qenë disa nga sugjerimet tuaja për diferencat mes pensionit minimal dhe maksimal?
Federata e Sindikatës rekomandon, duke u nisur nga marzhi i kontributeve të sigurimeve shoqërore që është 1 me 5 (diferenca) është legjitime. Pra ai që ka paguar kontribute 5 herë më shumë duhet të marrë edhe më shumë pension. Raporti i pensionit minimal me atë maksimal duhet të jetë 1 me 3, por politika e qeverisë "Berisha" ka rënë në kundërshtim me ligjin e Sigurimeve Shoqërore. Nga 1 me 2 që duhet të ishte raporti është bërë 1:1,76 dhe kjo është shkelje. Duke iu kthyer varfërisë që ka përfshirë të moshuarit, ajo godet në pesë drejtime: grupi i parë është energjia elektrike, grupi i dytë shërbime mjekësore plus ilaçe, buka dhe produktet e bukës, vajrat, bulmetet. Të gjitha këto produkte përbëjnë shportën e madhe. Sa më e varfër të jetë familja, aq më e madhe është rritja e konsumit të mallrave të ushqimit. Ndërkohë që veç ushqimit që zë një pjesë të madhe të shpenzimeve janë edhe ilaçet.
A jeni të kënaqur ju me listën e re të barnave me rimbursim. A i përfshin ajo barnat që ju janë premtuar?
Në bazë të llogaritjeve që kemi bërë ka një rritje të ilaçeve të parimbursueshme. Lista e 2008-ës është më e varfër sesa lista e 2003 dhe pensionistët në raport me listën paguajnë 16 milionë dollarë në vit nga xhepi për të blerë ilaçet që i rimbursoheshin në atë kohë. Pensioni real mesatar i vitit 2008-ës krahasuar me 2005-ën është 4,9% më i ulët, pavarësisht rritjes nominale.
Si sindikatë mendojmë se edhe komisioni i ilaçeve dhe Bordi i ISKSH-së duhet të ketë një përfaqësi duke qenë se pjesëtarë të sindikatës janë edhe mjekë, doktorë, profesorë. Dua të theksoj se shumica e ilaçeve që na japin janë të importuara nga vendet si Kina, India e jo nga vendet e BE-së. Cilësia e ilaçeve është prishur, ato nuk janë efektive.
Veç rritjes së pensioneve, si kërkoni që të realizohet kompensimi?
Deri tani kompensohen vetëm pensionistët e vetmuar, nga të cilët kanë përfituar vetëm 25% e 87500 të tillëve. Kompensimi që ata marrin ka mbetur konstant, ndërkohë që inflacioni rritet dhe llogaritet të jetë 4.4%. Pensionistët më të varfër janë ata të zonave rurale. Kompensimi tanimë duhet të bëhet për të gjithë kategoritë e pensionistëve. Shumica e tyre janë në mjerim fizik sidomos pas rritjeve të çmimeve. Ne duam që rritja e pensionit të mos jetë më pak se 15 për qind. Me këtë rritje do të bëhet në një farë mënyre edhe kompensimi për rritjet e transportit, për rritjen e çmimeve. Megjithatë ne nuk jemi të kënaqur vetëm nga kjo. Kërkojmë miratimin e statusit të moshës së tretë, një projektligj që e kemi dërguar për shqyrtim në Parlament. Aktualisht janë rreth 137 mijë pensionistë që marrin shpërblim minimal në qytet dhe 170 mijë në fshat. Ata në fshat marrin 5 mijë lekë, në qytet 10 mijë lekë në muaj.