E Diel, 1 Nëntor 2026

"Migjeniana", baleti qe misheron vepren e Migjenit Izaura Ndoj

Poezia e Migjenit, e cila u be bashkudhetare e vallezimit, rivjen ne Teatrin e Operas dhe Baletit, ne kuader te 100 vjetorit te lindjes se poetit te madh Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni). Baleti "Migjeniana", spektakel i fjales, levizjes dhe muzikes nga Agron Aliaj, "Artist i Popullit", mbi vepren e Migjenit, rivjen pas pese vitesh me nje format te ri ne Teatrin e Operas me muzike te Gjon Simonit "Artist i Merituar", nen interpretimin e poezise nga Sokol Angjeli. Spektakli i fjales dhe muzikes, do te misheroje ne formen moderne dhimbjen dhe fjalen e Migjenit, ne 100 vjetorin e lindjes. Sipas organizatoreve, ky spektakel do te rikthehet me risi qe nga premiera e tij, e cila u realizua ne 2007. Migjeni ishte nje nga poetet e pare qe braktisi traditen e nacionalizmit romantik, qe kishte zgjatur per nje kohe shume te gjate ne poezine shqiptare. Poezia e tij eshte e karakterizuar nga nje etike e forte sociale, jo me keqardhje per te varfrit, por me dhune kunder padrejtesise dhe shtypjes. Volumi i tij me poezi i titulluar "Vargjet e Lira" u botua per here te pare me 1936-en, por u konfiskua menjehere nga autoritetet. Botimi i dyte, me 1944-en, ishte me i suksesshem. Vetem ne vitin 1956, kjo pune e tij u botua e plote ne nje vellim. Qe atehere, poezia dhe proza e Migjenit eshte botuar ne disa gjuhe te huaja. Skenografia dhe kostumet rivijne nga Genc Shkodrani; dirigjent, Ermir Krantja. Per here te pare eshte vene ne skene ne shkurt 2007. Do te rivihet ne skene ne daten 13 tetor, ne kuader te festimit te 100-vjetorit te lindjes se Migjenit.

Muzika qe i jep jete poezise se Migjenit

Krijimtaria muzikore e Gjon Simonit eshte e pasur dhe e larmishme, dhe eshte luajtur ne te gjitha aktivitetet e rendesishme muzikore te Shqiperise. Ne fushen e zhvillimit te mendimit teorik shqiptar ka dhene kontribute te rendesishme, si ne mediat shqiptare, ashtu edhe ne konferenca e seminare te ndryshme. Nderkaq, kontributi i tij shtrihet edhe ne rizbulimin dhe rivleresimin e krijimtarise se kompozitoreve shqiptare te gjysmes se pare te shekullit XX-te, si dhe ne plotesimin dhe mbarimin e vepres se paperfunduar te kompozitorit Tonin Harapi. Per aktivitetin e tij, Gjon Simoni eshte nderuar me cmime te ndryshme, si dhe me tituj, nder te cilet permendim titullin "Artist i merituar". Ne periudhen 1969-1999, Gjon Simoni ka perpunuar rreth 150 kenge popullore dhe ka realizuar mbi 50 aranzhime te pjeseve vokalo-instrumentale, nga literatura shqiptare dhe boterore.

Koreografia e mjeshtrit 78-vjecar, Agron Aliaj

Edhe pse eshte 78 vjec, mjeshtri Agron Aliaj i perkushtohet me shpirt punes se tij per te sjelle sa me afer, dhimbjen dhe poezine e Migjenit, ne kuader te 100 vjetorit te tij. Prej disa javesh, po pergatitet per te risjelle per publikun cdo element qe Migjeni ka pasqyruar ne poezine e tij, permes kercimit dhe muzikes se Gjon Simonit. Pasioni per vallen dhe kercimin, linden tek ai qe ne vogeli. Krijimi i grupit te valleve ne Shtepine e Pioniereve ne vitin 1946, ne Tirane, nen drejtimin e mjeshtrit P.Kanaci qe nje nxitje per te. Ai eshte nder te paret soliste te Filarmonise Shqiptare (1948). Studimet e larta i kreu ne shkollen koreografike, prane Teatrit Akademik te Moskes (1950-1956). Emerohet solist i pare i trupes se baletit te Teatrit te Operas dhe Baletit, ku realizoi me nivel te larte artistik e interpretativ disa kryerole te literatures se baletit kombetar dhe atij boteror: "Halili dhe Hajrija" (1963), "Delina" (1964), "Cuca e maleve" (1970), apo tek baletet klasike: "Kujdesi i kote" (1957), "Romeo dhe Zhulieta" (1957), "Franceska da Rimini" (1962), "Lola" (1958), "Paganini" (1963), "Fadeta" (1960), etj. Aktiviteti artistik pasurohet me vepren e tij krijuese koreografike. Pas realizimit te shume valleve dhe numrave koncertore, eshte autori i shume baleteve kombetare, si: "Cuca e maleve" (1970), "Toke e pamposhtur" (1977), "Para stuhise" (1982), "Plaga e dhjete e Gjergj Elez Alise", "Halili dhe Hajria" (1966), si dhe baletet klasike "Zhizel" (1988), "Don Kishoti" (1990), "Romeo dhe Zhulieta" (1996), "Hirushja" (2002), "Katedralja e Parisit" (2003), "Liqeni i Mjelmave". Eshte pedagog ne Akademine e Dancit dhe Akademine e Artit, Tirane. Eshte nderuar me cmimin e Republikes dhe mban titullin e larte "Artist i Popullit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›