Mignon Shqiperia Presidence e suksesshme
Në kuadër të vizitës së tij në Strasburg për të marrë pjesë në punimet e Sesionit të Katërt të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Kryetari i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, z. Edmond Panariti, zhvilloi një takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Jean Claude Mignon.
Presidenti i Asamblesë Parlamentare Mignon e përgëzoi Ministrin Panariti për presidencën e suksesshme të Shqipërisë për këtë periudhë 6 mujore dhe përmbushjen e angazhimeve të saj në krye të Komitetit të Ministrave. Ai shprehu kënaqësinë për progresin e jashtëzakonshëm që ka përjetuar Shqipëria, duke nënvizuar se askush nuk mund ta mendonte në 1990 që ky vend do të ishte sot në krye të një organizate kaq të rëndësishme.
Zoti Mignon falenderoi, gjithashtu, Ministrin Panariti për iniciativën për të zhvilluar një vizitë në vendet e Afrikës së Veriut, e cila do te jepte një mesazh domethës lidhur me kontributin që Këshilli i Evropës jep për konsolidimin e demokracive të këtyre vendeve.
Ministri i Jashtëm, z. Edmond Panariti, shprehu kënaqësinë që ndodhet në Strasburg në cilësinë e Kryetarit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Ai gjithashtu evidentoi angazhimin e Shqipërisë për përmbushjen e objektivat të agjendës së Presidencës së saj në krye të kësaj Organizate. Marrja e Presidencës nga Shqipëria ishte një sfidë, u shpreh Ministri Panariti, ashtu si dhe moto e zgjedhur prej saj “ Të bashkuar në Diversitet”, e cila përbën një vlerë të shtuar të kontributit të Shqipërisë në drejtim të promovimit të bashkëjetesës dhe diversitetit të shoqërive ku jetojmë.
Në përfundim të takimit, Ministri Panariti, pasi e informoi z. Mignon për përgatitjet e autoriteteve shqiptare me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë, e ftoi për një vizitë në Shqipëri me këtë rast.
Panariti takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, z. Thorbjorn Jagland
Në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës z. Thorbjorn Jagland, Ministri Panariti diskutoi në lidhje me përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në krye të Komitetit të Ministrave. Ministri Panariti vlerësoi se Presidenca shqiptare e Këshillit të Evropës erdhi në një moment tepër të veçantë për Shqipërinë, e cila feston këtë vit edhe Njëqind Vjetorin e Pavarësisë. Ai falenderoi Sekretarin e Përgjithshëm për kontributin dhe mbështetjen e tij gjatë presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave, duke nënvizuar me kënaqësi vlerën e shtuar që sjell kjo presidencë në kontributin e përgjithshëm të Shqipërisë për promovimin e paqes harmonisë dhe dialogut.
Më tej, Panariti e njohu Jagland me kontributin që po jep Shqipëria edhe në rajon për të promovuar stabilitetin dhe paqen në rajon, por edhe për të forcuar dhe konsoliduar marrëdhëniet me vendet fqinje. Në këtë kontekst, ai falenderoi, gjithashtu, për zgjidhjen e çështjes së citimit të Kosovës me footnote në të gjitha dokumentet e programeve të përbashkëta të Këshillit të Evropës me Bashkimin Evropian, si dhe inkurajoi Sekretarin e Përgjithshëm që të vijoi mbështetjen për projektet që do ndihmonin direkt në përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve të Kosovës.
Ministri Panariti vlerësoi, gjithashtu, takimin që Sekretari Jagland pati me Kryeministrin Thaçi gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Neë York. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se intensifikimi hap pas hapi i këtyre takimeve do të ndihmonte në afrimin e Kosovës më pranë kësaj Organizate.
Duke u ndalur në përgatitjet e Konferencës së nivelit të Lartë që do të zhvillohet në Shqipëri në përfundim të Presidencës shqiptare më 8-9 Nëntor 2012 me temë “Të bashkuar në Diversitet”, Ministri Panariti falenderoi Sekretarin e Përgjithshëm Jagland për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tij në këtë drejtim.