E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekui nga Elbasani apel klases politike te perfundojne reformat

Ambasadori i bashkimit Europian në Shqipëri Ettore Sequi ka ripërsëritur apelin për klasën politike shqiptare që të përfundojnë reformat para paraqitjes së projekt progresit të Shqipërisë për integrimin europian të saj. Këtë deklaratë Sequi e bëri gjatë përurimit të institucionit të paraburgimit në Elbasan.

Sipas kreut të diplomacisë europian një vend duhet gjykuar nga mënyra se si i trajton qytetarët dhe sa zbatohen liritë dhe të drejtat e njeriut. i pranishëm në inagurim ministri i drejtësisë Eduard Halimi tha se Shqipëria me transformimin e infrastrukturës në institucionet e vuajtjes së dënimit ka bërë të mundur që vendi ynë të fshihet nga harta e vendeve problematike në trajtimin e të dënuarve.

Halimi përfundoi dukë thënë se vendi ynë ka përmbushur detyrimet e rekomandimeve të BE për integrim dhe konsolidim të institucioneve të drejtësisë. Paraburgimi I Elbasanit kap vlerën e 6 milionë e 175 mijë Eurosh me një kapacitet prej 120 të paraburgosur ku vec të tjerave ndodhen edhe seksione të posaçme për gra e fëmijë. ky është impiant përfshin furnizimin me ujë, energji, ngrohje , ajër të kondicionuar termoizolim dhe në sistemin e vëzhgimit. Ndërkohë në mbarë vendin janë në proces ndërtimi e në projekt ndërtimi i paraburgimeve në Berat Fier Shkodër me një vlerë 40 milion Euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›