E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha nga Lezha Rama te mos shkelmoje endrren e te rinjve

Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kreut të opozitës Edi Rama që të mos shkelmojë ëndrrën e të rinjve për integrimin evropian.
Gjatë përurimit të gjimnazit "Hydajet Lezha" kryeministri akuzoi sërish Ramën se kërkon të bëjë pazare për Fierin në kërkim të statusit, ndërsa i bëri thirrje që mos ta bllokojë atë.

“Kur ishim në prag të liberalizimit të vizave kërkonte hapjen e kutive. I bëj thirrje te mos shkelmojë ëndrrën e këtyre të rinjve me pretekst se po dëmton qeverinë”- deklaroi Berisha, i cili shtoi se Rama nuk mundi të bllokojë heqjen e vizave, sepse heqja e vizave nuk kërkonte 3/5 e votave.

Gjimnazi i ri që u përurua sot në Lezhë u ndërtua falë një investimi prej 1.5 milionë dollarë dhe me një kapacitet prej 1200 nxënësish.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›