Musine Kokalari: Dashuria ime italiane
Jeta e saj është njohur nga vuajtjet e gjata në burgjet e komunizmit. Musine Kokalari pësoi fatin tragjik të atyre që nuk pranuan të nënshtrohen e mbrojtën bindjet e tyre. E ndërsa përflitet si një figurë politike, e para që themeloi më 1943 Partinë Social-Demokrate, dy vëllime kushtuar veprës së saj zbulojnë profilin e plotë të kësaj gruaje. E botuar në mënyrë fragmentare, "Musine Kokalari; vepra", përgatitur nga studiuesi Novruz Shehu, sjell për herë të parë të plotë veprën e saj. Një pjesë e mirë e materialeve janë përkthyer nga italishtja, gjuhë me të cilën ka shkruar në kohën e studimeve në vendin fqinj. Pjesë e këtij botimi janë një grup poezish dhe vargjesh të lira, shkruar më ‘37-‘38 dhe botuar në shtypin e kohës nga gazeta "Politika" me redaktor Andrea Varfi dhe Petro Marko. Vazhdohet më tej me tri vëllime që i përkasin letërsisë etnografike, vitet ‘38-‘44, si "Rreth vatrës", "Siç më thotë nënua plakë", "Sa u tund jeta", përmes së cilave Musineja shpërfaq edhe një tablo të traditave e riteve përmes një forme që arrin lehtësisht te lexuesi. Një sasi e madhe hulumtimesh, kryesisht në fushën gjuhësore për dialektin e Gjirokastrës prezantohen për herë të parë, ndërkohë që Shehu shprehet se ka ende materiale folklorike të mbledhura prej saj, të cilat para se të vdiste ia ka dorëzuar të nipit. Për t‘u bërë pjesë e këtyre vëllimeve është përkthyer nga italishtja edhe studimi i titulluar "Naim Frashëri", të cilin e ka mbrojtur në vitin 1941, kur studionte për letërsi para një komisioni, në përbërje të të cilit kanë qenë dy personalitetet shqiptare Namik Resuli dhe Zef Skiroi. Ndërkohë që përvoja e saj studentore vjen në formë ditari, të cilin e ka shkruar gjatë vitit të katërt të studimeve. "Jeta ime universitare"(1940-1942), përkthyer po ashtu nga italishtja, është një përvojë e rrëfyer nga vetë Musineja, në të cilën gjen detaje të imtësishme, përjetime të saj si studente e po ashtu edhe dashurinë e dështuar me një djalosh italian, e pas kësaj edhe fragmente filozofike të degradimit të shoqërisë italiane në kohën që po lindte fashizmi. Gjatë viteve që hulumtonte e shkruante, Musineja ka pasur korrespondencë me një sërë personalitetesh të shquara të asaj kohe. Shehu shprehet se janë shumë të tilla, por ai ka përzgjedhur nga dosjet në Arkivin e shtetit vetëm letërkëmbimin me Aleksandër Xhuvanin, Sotir Kolenë, Lasgush Poradecin, Mit‘hat Frashërin dhe Angelo Leotin. Gjatë kohës që vuante në burg, ka mundur të hedhë në letër veprimtarinë e saj si politikane. Në vitin 1972, në Burrel shkruan "Si lindi Partia Social-Demokrate", ndërkohë që në këtë botim është përfshirë e plotë edhe mbrojtja që ajo ka bërë me shkrim në sallën e gjyqit në vitin 1946. "Dua që njerëzit të mos e shohin Musine Kokalarin vetëm si figurë politike. Ajo sigurisht që është e tillë, por për mua mbetet shkrimtarja e parë shqiptare", shprehet Shehu, i cili më parë ka botuar edhe librin biografik për të, titulluar "Vajza uragan". Në vitin 2008, Musine Kokalari është vlerësuar me "nderi i Kombit", ndërsa Shehu shprehet se jeta dhe veprimtaria e saj, e mohuar tërësisht gjatë diktaturës, duhen të bëhen gjerësisht të njohura.
Pjesë e shkëputur nga rrëfimi i Musinesë me djaloshin italian me inicialet P.T, të cilën e ka rrëfyer në "Jeta ime studentore", shkruar në vitin e fundit të shkollës.
Që në këtë kohë që mikja ime G.K më kishte njohur të riun P.T, i lauruar pak kohë më parë në Shkencat Politike, bisedat tona na shtynë për të shprehur mendimet duke u përqendruar mbi argumentet e studimeve. Atij iu duk çdo gjë e natyrshme, kur i shpjegova vështirësitë me të cilat isha ndeshur. U tregua i gatshëm të më ofronte ndihmesën në përgatitjen e historisë, për të cilën ai ishte i pasionuar, ndërsa unë gjendesha disi e çorientuar. Të dy kishim nevojë të rikujtonim lëndën: ai për përgatitjen e konkursit të tij dhe unë për provimin. Kështu filluam të studionim bashkë nga fillimi duke përdorur librat e shkollës së mesme, duke kërkuar rrugën që duhej të ndiqnim në studime...Në këtë bashkëpunim, fillova të vlerësoja kolegun tim për hapësirën e tij kulturore, duke konsideruar moshën e tij të re. Studimi sistematik e kishte mësuar në çdo fushë dhe vlerësova edhe njëherë faktin që gjatë shkollës së mesme, nuk kam ditur të punoja mjaft për të gjetur rrugën që duhej të ndiqja. Ndërkohë, që gjithçka shkonte mbarë, shoku im më tha: "A nuk do të ishte e bukur Musine të duhemi edhe më mirë? A nuk jemi ndofta dakord në një pikë të rëndësishme, që është baza e jetës sonë, puna?"
"Por unë jam shqiptare, - iu përgjigja- e ndiej të kem mbetur e tillë. Për më tepër, nuk do të jetë shumë e këndshme për nënën time që unë të dashuroj një të huaj"... "Nëse nëna jote është mjaft moderne për të qenë indiferente për lumturinë e djalit ndaj ndryshimit të kombësisë, nëna ime s‘është. Pastaj unë jam skeptike në jetë dhe ti shumë gazmor". Në të gjitha arsyetimet e mia, nga ana e tij, nuk kisha tjetër përgjigje: "Muzine, ke mbetur akoma primitive; idetë e tua janë të prapambetura. Puna dhe dashuria janë bërë për të gjithë, pa dallim". Në këto diskutime, nga miqësia lindi dashuria - një ndjenjë përzemërsie, por e shtyrë nga bashkëpunimi. Nuk vonoi të ndërhyjë ajo luftë e brendshme, e tmerrshme midis nënës sime dhe njeriut që e doja mjaft; midis vendlindjes sime dhe Italisë. Dhe unë e ndjeva dashurinë, që nuk më bëri as të lumtur as të palumtur po e doja mjaft, por isha në luftë me veten, me mendimet e mia. Mendimet e mia ishin në kundërshtim me ato të tijat dhe pak nga pak u mbylla në vetvete... e doja sepse përballë atij njeriu ndihesha më pak e ngritur; si dhe mendimi i tij dominonte timin. Mandej, po, e doja por në të njëjtën kohë dyshoja në vetvete, dyshoja edhe tek ai. por më dukej e çuditshme pra, që ai më pyeste vazhdimisht nëse me të vërtetë e doja dhe qahej për heshtjen time në këtë pikë. Mbase nuk ishte e kotë. Nuk ndryshova idetë e mia në gjykimin mbi jetën dhe nuk dëshiroja që të më pyeste: "Çfarë ke bërë sot? Ku ke qenë? Pse nuk ishe në shtëpi kur të telefonova?". Për të gjitha këto dhe të tjera pyetje, më dukej sikur gati do humbisja lirinë. Meqë atij i pëlqente të fliste shumë, kjo më jepte me të vërtetë kënaqësi, sepse unë mund të bëja më pak, meqenëse nuk kam pasur kurrë asgjë për të treguar. Kështu që nuk sforcohesha për të gjetur argumente gazmore jashtë atyre që i përkisnin punës sime...
Gjithçka shkoi mirë, deri në një të qershorit kur P.T. u thirr nën armë... . Më 10 qershor Italia hyri në luftë. Unë mbarova provimet dhe më 15 të muajit P.T. niset për në Napoli. Megjithëse merrja pothuajse çdo ditë letrat e tij, i druhesha nisjes për në Afrikë, që në fakt ndodhi më 22 të të njëjtit muaj. Prej aty mora letrën e parë me përshtypjet e tij rreth qytetit oriental: Nuk shikohen veçse leckamanë në rrugë dhe njerëz të veshur në të bardhë. Do nisem për në brendësi. Ti më prit se do kthehem i gjallë"... . mandej një tjetër letër që më tregonte: "Më fal se kam vonuar një javë. Kam qenë në një fortesë për pak ditë. Sot do arrij shokët, do pushoj nën çadër meqë atje ku isha flinim me minjtë. Më shkruaj shpejt dhe më trego atë që bën dhe si e kalon ditën. Ji e qeshur, se unë do të kthehem dhe ji e kënaqur me mendimin se unë kryej detyrat e mia"... Më 28 gusht mora këtë letër: "Gjendem në Tripoli dhe nesër nisem për në frontin egjiptian. Jam i ri dhe do të kthehem. Nuk më shkruan kurrë një fjalë të ëmbël dhe nuk më tregon se sa më do. Sapo të mbërrij në vendin e caktuar, do të dërgoj lajmet e mia". Mendova. Çfarë fjalësh duhej të përdorja? Tashmë ai e di që e doja; nuk nevojitet t‘ia shkruaja në çdo letër. Mjaftojnë pak fjalë për t‘i treguar gjithçka që është thënë. As që dija çfarë t‘i shtoja tjetër... Më 20 janar mbërriti P.T. nga frika dhe të nesërmen u takuam. Mbetëm të shtangur dhe pyetja e parë që i bëra ishte: "Ke bërë luftë ti?
"Pse ma bën këtë pyetje?, më pyeti.
"Po qartë që habitem! Ti je më mirë se ç‘ishe! Duke pasur parasysh se sa fjalë të këqija më dërgoje, përkundrazi në fytyrën tënde nuk duket asnjë shenjë vuajtjeje. Më duket se lufta ka bërë më tepër efekt tek unë sesa te ti!"... Në fund u kujtova dhe i thashë: "Po ç‘janë ato fjalë që qarkullojnë? Nëna jote mbase e ka kuptuar dhe nuk do? Çfarë ka nën to?".
Menjëherë m‘u përgjigj se ishin budallallëqe. Pranoi që para nisjes ia kishte bërë të ditur së ëmës me qëllim që ajo të ishte e kënaqur që një grua t‘i drejtonte mendimin e saj të përzemërt, birit të saj. Për atë nuk kishte rëndësi që ishte myslimane dhe e huaj. Mbeta keq kur dëgjova që ai nuk e kishte mbajtur premtimin që të mos i tregonte asnjeri... Do nisesha për Tiranë. Takohem për herë të fundit me P.T. dhe vetëm këtë herë më tregon se korrespondenca duhej të vazhdonte fshehtazi mbasi nëna nuk i dëshironte. Nuk kishte kundërshtim personalisht për mua, por ndaj shqiptarëve... I shkruaj një letër P.T: "... Kam menduar për propozimin tonë; meqenëse në çfarëdo mënyre të veprohet kjo do të jetë kundra dëshirës së nënës sate, është mirë të ndahemi...". Një ditë takoj rastësisht nënën e P.T. më vështroi me përzemërsi dhe më tha: "... Gjithçka im bir e bënte mbara krahëve të tu dhe më rekomandonte vetëm "që të mos dinte asgjë Musineja". Por juve keni bërë mirë që e keni lënë e para...". Iu përgjigja: "Që të më ketë lënë ai ose që ta kem lënë unë e para, kjo nuk ka asnjë rëndësi. Unë nuk i jap rëndësi përparësisë. Mjaft që jemi ndarë. Unë e kam dashur dhe derisa e kam dashur, kam ditur ta ndjek djalin tuaj me mendimin e vërtetë e të sinqertë në rreziqet e hequra. Tani ku njëri më nxit thjesht për ta mishëruar. Nëse unë do të isha oficer i ushtrisë, do të isha vrarë (mjafton të mendosh që kishte bërë një betim fals). Dhe nëse kjo ju duket e tepërt, i thoni të luftojë seriozisht. Ka kryer aktin më të ulët. Ai zbavitej me mikeshat e mia ndërsa unë nuk kisha asnjë dyshim"...
Po mikeshat! Miqësia, gjëja më e bukur në botë! E gjitha kjo më dukej e pabesueshme: mikesha ime G.K me të cilën dhjetë vjet ishim trajtuar si motra. E kisha dashur gjithmonë dhe nuk ishim zënë kurrë... Po mikesha tjetër A.H që e njihja me vite... këto mikesha, të cilave ai nuk u pëlqente argëtoheshin mbrapa krahëve të mi. Çfarë miqësie!... Atëherë kuptova se një burrë, siç shkruan letra dashurie me shumë lehtësi, pa ndjerë asgjë, ai duhet të bëjë edhe luftën! ... unë besoja se luftohej seriozisht. Po nëse kanë kaq kohë për të humbur, nuk ia vlen mundimi të shqetësohesh për ata që janë në front. Mendova: ku qëndron superioriteti i burrit? Çfarë ka më tepër nga gruaja në mos atë inteligjencë, që ka pasur fushë të lirë ta zhvillojë nëpërmjet shekujve? Atëherë mendova se është absurde të dashurosh një burrë. Pyeta veten nëse ndonjëherë më kishte dashur me të vërtetë. Më dukej që jo. Ta mendosh mirë, dashuria më dukej një gjë qesharake. Por zbulimi i të vërtetës së prapaskenës më bëri të gëzuar...