E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një takim kushtuar kulturës shqiptare

Të aktivizuar kryesisht në fushën e kulturës, Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin, dega e saj në Tiranë, si dhe Instituti Kombëtar i Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, realizuan një ekspeditë pune në Berlin, thelbi i së cilës ishte realizimi i një strategjie kombëtare shqiptare për emigracionin, rol kryesor i së cilës është promovimi i raporteve mes këtyre të fundit për zhvillimin e vendit tonë. Sipas ambasadorit tonë në Gjermani, Valter Ibrahimi, gjatë këtij takimi u nënvizua se bashkëkombësit tanë në Gjermani punojnë jo vetëm në sektorë të industrisë dhe shërbimeve të ndryshme, por veçanërisht edhe në fushën e edukimit dhe të kulturës. Ruajtja e traditave kombëtare dhe veçanërisht e vlerave historike, ishte gjithashtu një pjesë e rëndësishme e këtij takimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›