E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet Panairi Veror i Librit 2009

U çel dje në Ulqin Panairi Veror i Librit 2009, i cili do të qëndrojë i hapur deri më datën 2 gusht. Nën kujdesin e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe Komunës së Ulqinit, panairi u çel mbrëmë me dy të ftuar të veçantë, si Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq. Ndërkaq, do të jenë pjesë e këtij panairi si të ftuar specialë shkrimtarët, studiuesit dhe akademikët Ali Aliu nga Shkupi, Shefkije Islamaj nga Prishtina dhe shkrimtari, studiuesi dhe eseisti nga Mali i Zi, Andreji Nikolaidis. Gjatë ditëve të panairit, një vend të veçantë do të zënë veprimtaritë me karakter kulturor kombëtar, që vijnë nga e gjithë hapësira shqiptare e rajoni. Mbi 60 botues do të jenë pjesë e ditëve të panairit, ndërsa parashikohet të ekspozohen dhe të ofrohen për shitje mbi 6000 tituj librash, nga të cilat mbi 500 janë tituj të rinj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›