Dështimi total i Vllaznisë, Tirana fiton titullin Nr. 24
Merr fund gjithçka. Tirana ka zgjedhur mënyrën më të mirë për t‘u shpallur kampione për të 24-ën herë: mundi Vllazninë 2-1 në ndeshjen që mbartte mbi vete vlerën e një sezoni të tërë, duke shuar kështu një ëndërr të dëshpëruar të shkodranëve. Ky titull ka shije të veçantë, pasi erdhi në fund të një sezoni emocionues, me shumë ulje-ngritje, por që në fund u vendos vetëm në ndeshjen e fundit të kampionatit, që për koincidencë përplasi direkt dy rivalet më të ashpra, Tiranën e Vllazninë, duke merituar me plot gojë përkufizimin "finalja sezonale".
Tirana vinte më e favorizuara në këtë ndeshje, pasi avantazhi me një pikë i lejonte të fitonte titullin edhe me një barazim. Ndërsa shkodranët, të cilëve u duhej patjetër fitorja, pësojnë një goditje shokuese pas vetëm një minute lojë. Kur kishin kaluar rreth 71 sekonda nga fërshëllima e parë, Muzaka përfiton një top në hyrje të zonës, pas gabimeve të mbrojtjes shkodrane, gjuajtja e tij grushtohet nga Grima, topi shkon te Mukaj, i cili tregon klasin e tij me një parabol që kalon mbi portierin dhe përfundon në rrjetë. Shkodranët e befasuar humbasin kontrollin dhe vuajnë 10 minuta të çmendura të një Tirane sulmuese, e cila krijon edhe 2 raste të tjera për gol dhe trondit një herë traversën me Agollin. Goli i dytë i bardhebluve nuk vjen edhe për meritë të portierit Grima, i cili u mohon dy gola të sigurt Memellit (kros i shkëlqyer i Muzakës në minutën e 8) dhe Devollit (kros i Abraham në minutën 11), të dy nga pozicione shumë të favorshme për të shënuar. Manovra ofensive e bardhebluve është e rrezikshme, edhe për shkak të një mbrojtjeje të brishtë të shkodranëve. Në minutat në vazhdim, Vllaznia demonstron dëshirë për të shkuar te goli i barazimit, por i mungon fantazia. Mesfusha nuk është në ditë të mirë, ndërsa sulmi nuk gjen dot hapësirë dhe në 45 minutat e para nuk regjistron asnjë rast për t‘u mbajtur mend. Tirana luan e mbyllur mbrapa dhe aplikon kundërsulmin, falë të cilit vjen edhe goli i 2-0: në minutën e 28 Agolli jep një top prapa shpinës së Bashiç dhe Memelli mposht Grimën për të dytën herë në këtë takim. Goli i dytë peshon akoma më shumë në ndërgjegjen e Vllaznisë, e cila e ka të vështirë të gjejë forca për të reaguar. Pjesa e dytë ka më pak histori. Vllaznia vë zemrën në fushë, shton forcat në manovrën sulmuese, por as kjo nuk i mjafton. Ndërsa Tirana (pa Memellin, që lë fushën i dëmtuar) mendon më shumë për administrimin e rezultatit (Mukaj i lë vendin Patushit), por nuk harron të kundërsulmojë, duke vënë në vështirësi kundërshtarin. Nuk mungojnë ndërhyrjet e ashpra, të cilat prodhojnë tension. Duhen pritur 70 minuta për të parë rastin e parë të shkodranëve me gjuajtjen e Boadu që grushtohet nga Nallbani. Në minutën e 89, Sukaj shënon një gol nderi për Vllazninë, por që në të vërtetë ishte shumë pak për një skuadër, nga e cila pritej dhe që në fund të 90 minutave zhgënjeu jo vetëm tifozët e saj, por të gjithë ata që kishin pritur një ndeshje luftarake në këtë "finale sezonale". Zhgënjimi i madh i Vllaznisë i lë vendin ceremonisë së dorëzimit të titullit te futbollistët bardheblu dhe fishekzjarrëve, të cilët lajmërojnë festën e madhe të Tiranës kampione.
Incidentet
"Huliganët" shkodranë i vënë "zjarrin" kryeqytetit
Humbja e Vllaznisë 2-1 la pas një zhgënjim të madh për të gjithë dashamirësit e këtij sporti, të cilët ishin përgatitur për spektakël në ndeshjen e djeshme. Por dhimbjen më të madhe e kanë ndier pikërisht tifozët shkodranë, të cilët panë me sytë e tyre se si shuhej ëndrra e madhe për titullin e 10 kampion, pas një loje të shëmtuar të ekipit të tyre të zemrës. Kur kronometri shënonte minutën e 75-të, shumica e mbështetësve kuqeblu, të cilët kishin mbushur tribunin D1 të stadiumit "Qemal Stafa", kanë filluar të boshatisin shkallët. Zhgënjimin e tyre e kanë kthyer në zemërim dhe kanë shkatërruar gjithçka që kanë dalë përpara. Në qendër të akteve të tyre vandale kanë qenë makinat e parkuara në pjesën e pasme të stadiumit, që përkonte me daljen e dytë nga tribuna D1. Sikurse është mësuar menjëherë pas ndeshjes, tifozët e Vllaznisë kanë thyer xhamat e një numri të madh automjetesh me targa TR dhe kanë krijuar tension me një pjesë të tifozerisë bardheblu. Ndërkohë që nuk është konfirmuar ende asnjë i arrestuar nga policia për këto akte të shëmtuara dhune.
Superiore/ Java 33
REZULTATET
Tirana-Vllaznia 2-0
Muka 2‘, Memelli 28‘
Bylisi-Dinamo 3-0
Muça 19‘, Kule 28‘, Dejan 88‘
Apolonia-Shkumbini 3-1
Meta 14, Dhrami 20‘, Çerçizi 88‘ / Balliu (11m) 87‘
Flamurtari-Besa 4-0
Shehaj 64‘, 68‘, Rustemi 69‘, Brajkoviç 81‘
Elbasani-Teuta 3-2
Peti 37‘, Hysmeri 88‘, Piu 90‘+1‘ / Vila 85‘, (11m) 90‘+3‘
Lushnja-Partizani 1-0
Sekseni 42‘
Klasifikimi
Skuadrat N P
1. Tirana 33 68
2. Vllaznia 33 63
3. Dinamo 33 52
4. Teuta 33 44
5. Shkumbini 33 44
6. Flamurtari 33 42
7. Besa 33 40
8. Apolonia 33 38
9. Bylis 33 37
10. Partizani 33 36
11. Lushnja 33 36
12. Elbasani 33 35