E Diel, 1 Nëntor 2026

Mihani: Besa smund të gabojë në asnjë ndeshje

Nga Leonard Dushku

Mesfushori kavajas, Meglid Mihani, pret vetëm fitore nga skuadra e tij në transfertën e kësaj jave me Skraparin 
Besa nuk ka qenë ajo që të gjithë prisnin gjatë këtij kampionati, pasi ka pasur shumë ulje-ngritje dhe aktualisht mban vendin e 4-t. Presidenti Bizhdili bëri disa lëvizje gjatë merkatos së dimrit, duke parë se skuadra nuk funksiononte si duhet, por gjërat nuk kanë ndryshuar shumë në nivelin e lojës, edhe pse Besa ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fazës së dytë.

Kavajasit janë mundur vetëm në Kukës, por kanë fituar disa transferta të vështira, siç janë Erseka dhe Vlora. Përpara është ndeshja me Skraparin në fushën e këtij të fundit dhe kavajasit mendojnë vetëm 3 pikët.

Mihani Mesfushori Meglid Mihani thekson mes të tjerash për Sportin shqiptar se çdo ndeshje që ka mbetur është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet veçuar asnjë kundërshtar, pavarësisht nga emri dhe pozicioni në tabelë. Fitoret e njëpasnjëshme na kanë dhënë më shumë kurajë për këtë fazë finale të kampionatit. Jemi në momentin, kur nuk duhet humbur asnjë pikë, kështu që edhe Skraparin e vlerësojmë njësoj si rivalët tanë.

Është një ndeshje mjaft e rëndësishme dhe e rëndësishme, pasi të tilla janë të gjitha transfertat. Kam shumë besim, sepse skuadra gëzon moral të lartë. Po ashtu, edhe me përvojën që kemi, them se do të kthehemi me 3 pikë nga Skrapari. Trajneri Magani ka kërkuar që gjithë të luajmë me zemër dhe grintë në fushë.

Na takon ne futbollistëve të bëjmë tonën në fushë dhe të mos i ndërlikojmë gjërat pikërisht në këtë moment. Besa duhet të kalojë direkt në superiore dhe për këtë duhet të bëjmë përpjekjet maksimale, është shprehur futbollisti kavajas, Mihani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›