Mos lejoni liberalizimin e zonës së rezervuar
25/05/2011 Seminari i postave, apel politikës
DURRES- Drejtues të postave të rajonit të Ballkanit kanë kërkuar nga politika që të ndërhyjë për të mos lejuar liberalizimin e zonës së rezervuar, zonë e cila thuhet se pas vitit 2013 nuk do të ekzistojë më. Në këtë zonë kanë kompetenca parësore shërbimet postare që janë akoma në varësi të shtetit në pothuajse gjithë vendet anëtare të “Post Europe”, por konkurrenca që po ndihet nga shërbimet private ka vënë në kërcënim sundimin e shërbimeve postare me histori qindravjeçare. Këtë ka pasur si qëllim seminari 4-ditor që ka nisur dje në Durrës për rritjen e cilësisë së shërbimit postar dhe përballjen me sfidat e kohës. Në këtë seminar kanë marrë pjesë përfaqësues të postave nga Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Serbia, Maqedonia, Turqia, ndërsa Posta Shqiptare sh.a. është organizatorja e këtij evenimenti. Të ftuar specialë kanë qenë edhe sekretari i përgjithshëm i “Post Europe” Szebeny Botond, si dhe përfaqësuesi i Universal Post Union Lars Vesterlund. Drejtori i përgjithshëm i Posta Shqiptare sh.a. Arqile Gorea ka hapur takimin dhe u ka uruar mirëseardhjen të pranishmëve. Ai e ka krahasuar sistemin postar me atë të qarkullimit të gjakut te njeriu, ndërsa ka thënë se ndonëse po përballemi me transformimet dhe zhvillimet e teknologjisë, shërbimi postar do të jetë përsëri përkrah njerëzve. Goreja ka thënë më pas se: “Sfida jonë është debati në lidhje me eliminimin e zonës së rezervuar, e cila në vitin 2013 mendohet të mos ekzistojë më. Në këtë rast kemi një kontradiktë midis vizionit politik dhe funksionimit të shërbimit postar. Ne kemi një kontratë me banorët tanë që të garantojmë informimin kudo dhe në çdo kohë. Liberalizimi i zonës së rezervuar do të thotë që shumë shpejt që qytetet më të mëdha të “sulmohen” nga postat private. Në këtë mënyrë ne do të kthehemi në posta rurale. Kjo betejë ka kohë që ka nisur dhe është deklaruar, mbetet vetëm që ajo të shpallet si e tillë. Unë përfitoj nga prezenca e përfaqësuesve evropianë të UPU-së dhe “Post Europ” që të ngremë më fort këtë problem dhe politika ta dëgjojë atë siç duhet”.