E Diel, 1 Nëntor 2026

Mijëra emigrantë zbarkojnë në Lampedusa

Me mijëra emigrantë nga Afrika Veriore kanë arritur në brigjet e Italisë gjatë 24 orëve të fundit, duke u vënë edhe më shumë zjarr tensioneve të ndezura ndërmjet qeverive evropiane dhe planeve për rivendosjen e përkohshme të kontrolleve kufitare. Policia bëri të ditur se tetë anije që bartnin rreth 1.300 persona nga Tunizia dhe Libia kanë arritur në ishullin e vogël Lampedusa gjatë së premtes dhe së shtunës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të emigrantëve që kanë zbarkuar në këtë vend në 1.800. Lampedusa, vend ndërmjet Sicilisë dhe Tunizisë, ka qenë në qendër të krizës së emigrantëve, të shkaktuar nga trazirat në Afrikën Veriore. Më shumë se 35.000 afrikanë, përfshirë këtu edhe 24.000 emigrantë ilegalë nga Tunizia, kanë arritur në këtë ishull dhe disa të tjera italiane që nga fillimi i këtij viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›