Berisha në Bushat: KESH-i do tju dëmshpërblejë, duam mandatin e 8-të
Bushat- Kryeministri Berisha premtoi para elektoratit të Bushatit se dëmshpërblimet për përmbytjet do të merren qindarkë për qindarkë, teksa fajësi financat e dobëta të KESH-it për vonesat e tyre. Berisha i shoqeruar nga kryeparlamentarja, Jozefina Topalli i kërkoi Bushatit mandatin e 8-të dhe votën për kandidatin e PD-së Gjok Uldedaj.
Mbetem borxhli i madh ndaj jush, fisnikërisë suaj. Keni përjetëuar përmbytjet e jam dëshmitar se me çfarë burrërie e gjakftohtësie i keni kapërcyer ato. Jam në mënyrë absolute që do të merrni qindarkë për qindarkë ato që ju takojnë e për këtë është garant Qeveria dhe Sali Berisha. U shtynë sepse ligji përcakton se duhet ti paguajë KESHi, sapo KESH-i erdhi në gjendje i kërkoi asaj që paratë tjua kthejë ju,-tha Berisha.
Kryeministri garantoi se do të bëjë gjithçka që Bushatin ta shpallim një ndër bashkitë e zhvilluara të vendit.
Infrastrukturë ndër më modernet. Zotohem se katër vitet që vijnë do të 3-fishojmë grantet për bujqësinë. Do ndërtojmë çdo rrugë të kësja komune që ka merituar me kohë të ketë një bashki të nderuar në veri e Shqipëri. Teknologjitë më të avancuaraTaksat e tarifat i hoqem për çdo makineri prodhimijapin një shtytje të madhe kursimit të biznesit e prodhimit në komunën e Bushatit. Do të shumë-fishojmë kredinë e butë për agrobiznesin do të investojmë në një sistem modern vaditës. Alternativa jonë është e mundit dhe e djersës e begati e cjes përpara. Më 23 qershor të bëni gjtihçka me një vendim për ti dhënë Shkodrës mandatin e artë të 8-in, po për të sjellë Gjok Uldedën në Parlamentin shqiptar,-tha Berisha.
Shefi i qeverisë e cilësoi alternativën e mashtrimit dhe tepër të rrezikshme planin e PS-së për për fermerët e Bushatit e Shqipërisë.
Ecën si Nastradini në rrugët e Shqipërisë nuk ja ka idenëu tha qytetarëv të Delvinës, do heqim TVSH-në për 5 produkt. Kjo do të thotë tjua falimentosh biznesin sepseTVSH-ja është mbrojtja që shoqeria shqiptare u bën fermerëve nga ushqimet e importuara. Të heqësh TVSH-në e mielli e grurit e bukës do të thoët që mielli dhe gruri nga Ukraina e Argjentina të fshijë çdo kalim gruri në Shqipëri. Për qumështin e BE-së që marrin subvencione çdo ditë të mos mund të konkurojë kurrë më të dhe tju mbetet qumështi në shtëpitë tuajaLexoni Biblën dhe Kuranin të dhjetat janë taksat më të ndershme të kësaj Toke, janë të Zotit e të gjitha kohërave. Mbi të dhjetat janë shtypëse, shfrytëzuese e kurrë sduhet ti pranoni.