Kastrati President i Gjyqtarëve për katër vitet e arrdhshme
Autori i Lajmit: red.
Tahir Kastrati do të jetë edhe për katër vjet Presidenti i Shoqatës Arbitrave Shqiptarë të Futbollit. Ndërkohë Prek Pjetrushi, Bujar Pregja, Uvil Zajmi dhe Ilir Kristo, do të jenë anëtarët e Kryesisë së BASHF. Vendimet janë marrë të dje paradite pas punimeve të Asamblesë së Shoqatës Arbitrave Shqiptarëve të Futbollit, që u zhvilluan në ambientet e Hotel “Internacional” në Tiranë. Pas fjalës hapëse të Sekretarit të Shoqatës Sokol Jareci auditorin e ka përshëndetur me fjalën e tij edhe Presidenti i FSHF-së Armand Duka. Ai ka vlerësuar punën e Shoqatës dhe ka tërhequr vëmendjen për përmirësimin e vazhdueshëm të funksionit të saj në shërbim të futbollit. Raportin për veprimtarinë e Shoqatës e mbajti Presidenti i saj, Tahir Kastrati. Pastaj u kalua në proçesin e votimit i cili dha rezultatet e përmendura më lart.
Ky lajm është publikuar: 25/07/2008