Kur fëmija rebelohet ndaj ilaçeve…
Autori i Lajmit: red.
Pjesa më e madhe e sëmundjeve të lehta të fëmijërisë shërohen vetë, pa nevojën e asnjë ilaçi dhe kështu ka të ngjarë që mjeku të mos ju japë. Nëse duhet dhënë një ilaç, do të jetë mjeku që do t`ju këshillojë si t ia jepni, sa herë në ditë dhe për sa kohë duhet ta marrë fëmija. Duhet të ndiqni me kujdes udhëzimet që ju japin.
Në rast se fëmija juaj rebelohet kur doni t i jepni ta pijë ilaçin, t i hidhni pikat në hundë, apo në vesh,
atëherë kërkoni ndihmën e një të rrituri tjetër që ta mbajë, gjatë kohës që ju po ia jepni këtë ilaç. Në
rast se mjeku ju jep një cikël antibiotikësh, që duhet dhënë për një javë, 5 ditë etj, edhe nëse ju duket
se pas 3 ditëve fëmija është mirë, mos ia ndërprisni dhënien e tyre, sepse infeksioni mund të rikthehet.
Por, duhet të keni parasysh se antibiotikët nuk janë të vlefshëm kundër të gjitha sëmundjeve. Ato
shkatërrojnë shumë baktere dhe shërojnë nga infeksionet që ato shkaktojnë (infeksionet e rrugëve
të frymëmarrjes, të rrugëve urinare etj.) por nuk kanë asnjë vlerë në sëmundje të tjera, si ato që shkaktohen
nga viruset si, për shembull, gripi, shytat etj.
Si mund t ia jepni për të pirë ilaçet fëmijës së vogël
Pjesa më e madhe e ilaçeve për fëmijët e vegjël janë me shije të këndshme dhe fëmijët i pijnë pa
shumë probleme. Më poshtë po japim disa këshilla të përgjithshme në raste kur një ilaç nuk i pëlqen
fëmijës, apo refuzon ta pijë:
• Mbani gjithnjë pranë jush një lëng që fëmija e pëlqen, gjatë kohës që i jepni ilaçin, dhe jepjani
për ta pirë menjëherë pasi pi lugën me ilaçin, në mënyrë që të shplani shijen e këtij të fundit. Ndonjëherë mund edhe t i ofroni një dhuratëz të vogël, për shembull, një ëmbëlsirë të vogël, një lojë me të etj.
• Kërkojini fëmijës që të zërë hundët me duart e tij, në mënyrë që mos të ndiejë erën e ilaçit.
Asnjëherë mos ia zini hundët me duart tuaja!
• Nëse fëmija është më i rritur dhe kupton, mundohuni t i shpjegoni përse duhet ta marrë ilaçin.
Duke ditur që do të shërohet, do të jetë më i bindur ta pijë.
• Nëse nuk arrini dot t ia jepni ilaçin fëmijës, mund t i kërkoni mjekut që t ju japë ndonjë ilaç
të ngjashëm me të, që ka një shije më të mirë.
• Nëse fëmijës nuk i pëlqen shija e ilaçit, hidheni atë në pjesën e pasme të gjuhës së tij (poshtë
gjuhës); do ta ndjejë më pak shijen, sepse gjendrat e shijes ndodhen në pjesën e përparme
të gjuhës.
Si hidhen pikat në hundë
Vendosni një jastëk të vogël në shtratin e fëmijës tuaj dhe ndihmojeni që të shtrihet në kurriz, duke e
vendosur jastëkun nën shpatullat e tij, ndërsa i përkulni kokën lehtësisht mbrapa. Nëse ka të ngjarë që
të lëvizë dhe të refuzojë pikat në hundë, kërkoni ndihmën e një të rrituri që ta mbajë fëmijën.
Vendosni majën e pikatores mbi njërën vrimë të hundës dhe hidhni numrin e pikave që ju ka këshilluar
mjeku. Mos e prekni vrimën e hundës me pikatore. Nëse kjo ndodh, lajeni më pas pikatoren përpara se ta përdorni përsëri. Lëreni fëmijën të qëndrojë shtrirë edhe për 1-2 minuta.
Si hidhen pikat në vesh
Për pjesën më të madhe të fëmijëve, pikat në vesh janë shumë të ftohta dhe mund të pyesni mjekun
në rast se mund ta ngrohni pak ilaçin (disa ilaçe kur ngrohen humbasin efektin e tyre). Për ta ngrohur,
vendoseni shishen me ilaç në një tas me ujë të ngrohtë për disa minuta, pastaj kontrolloni temperaturën,
duke hedhur disa pika në pjesën e brendshme të pulsit të dorës tuaj. Kërkojini fëmijës që të qëndrojë shtrirë anash, në ije, me veshin e sëmurë lart, pastaj afroni pikatoren afër veshit dhe hidhni numrin e pikave që ju ka dhënë mjeku. Lëreni fëmijën të qëndrojë shtrirë edhe për 1-2 minuta dhe vendosni në vesh një tampon pambuku, pa e shtypur shumë, për të mënjanuar daljen e ilaçit.
Si hidhen pikat në sy
Lani syrin e sëmurë me një pambuk të lagur me ujë të valuar e të vakur, pastaj e shtrini fëmijën në kurriz
mbi gjunjët tuaja, ndërsa koka e tij duhet të jetë mbështetur në këmbët tuaja. Kaloni një krah përreth
kokës së fëmijës, pastaj i ngrini kokën, në mënyrë që syri i sëmurë të jetë lehtësisht më poshtë, në
krahasim me syrin tjetër. Tërhiqni me lehtësi nga poshtë qepallën e poshtme, me gishtin e madh të
dorës tuaj. Mbani pikatoren në hapësirën që formohet midis qepallës së poshtme dhe këndit të syrit, në mënyrë që të jetë jashtë fushës së pamjes së fëmijës. Nëse nevojitet, mund të kërkoni edhe ndihmën e një personi tjetër, që të mbajë fort kokën e fëmijës. Hidhni numrin e pikave që ju ka dhënë mjeku, duke pasur
kujdes të mos të prekni qepallën dhe syrin. Kini parasysh se dhe nëse fëmija qan, në sy do t i ngelet
një sasi e ilaçit. Nëse fëmijës i jepet një pomadë për sy, hidhjani në sasi të pakët në këndin e jashtëm të syrit. Në rast se mendoni që fëmija juaj nuk është mirë, mundohuni të gjeni shenjat që mund të shikoni në
këtë udhëzues të përgjithshëm për sëmundjet që hasen më shpesh tek fëmijët e vegjël. Kur mendoni
se fëmija është sëmurë, duhet të kërkoni për shenja të ndryshme të sëmundjeve dhe nëse vëreni se
ka disa shenja bashkë, kërkoni për atë që ju duket më e rëndë.
Vëmendje!
Mbani mend që ky udhëzues ka për qëllim t ju japë një drejtim të përgjithshëm se çfarë mund të bëni ju në shtëpi si prindër, por asnjëherë nuk duhet të shërbejë për të përcaktuar një diagnozë të qartë dhe mjekimin e fëmijës, gjë për të cilën duhet të drejtoheni tek mjeku.
Në fëmijët e vegjël çfarëdo shenje duhet parë me kujdes, sepse ata sëmuren shumë lehtë dhe shenjat e tyre përparojnë mjaft shpejt. Për pasojë, gjendja e tyre mund të rëndohet menjëherë. Në fëmijët më të rritur mbi një vjeç, kontrolloni shenjat tek fëmija çdo 2-3 orë
Kështu mund të dalloni shenjat e para të sëmundjes
Edhe nëse fëmija juaj nuk paraqet ndonjë shenjë të veçantë sëmundjeje, ka të ngjarë që diçka që nuk po
ecën normalisht, t ju bëjë të mendoni se ka një problem me shëndetin. Mund të vëreni që është më i zbehtë se normalisht, përkëdhelet dhe do të rrijë më shumë mbas jush, nuk do të hajë, qarravitet ose zemërohet e grindet më shumë. Në kohën e daljes së dhëmbëve, mos mendoni se të gjitha shenjat lidhen me to, pra dalja e dhëmbëve mund të bëjë që mishrat e dhëmbëve të skuqen, të dhembin dhe fëmija jargëzon më shumë, është më i grindur se zakonisht, por nuk duhet të ketë temperaturë të lartë dhe shqetësime të tjera.
Kini kujdes! Në fëmijët e vegjël çfarëdo shenje duhet parë me kujdes, sepse ata sëmuren shumë lehtë dhe shenjat e tyre përparojnë mjaft shpejt. Për pasojë, gjendja e tyre mund të rëndohet menjëherë. Në fëmijët më të rritur mbi një vjeç, kontrolloni shenjat tek fëmija çdo 2-3 orë.
Shenjat
Shenjat më të zakonshme të fillimit të sëmundjes tek fëmija janë:
• Rritje e temperatures mbi 37.2- 37.4 gradë celsius
• Qarje, grindje
• Të vjella, ose barkqitje
• Refuzon të hajë dhe të pijë
• Dhimbje e skuqje të grykës
• Njolla, puçrra në lëkurë
• Enjtje e gjendrave të qafës, ose mbrapa nofullës.
Drejtohuni menjëherë tek mjeku, kur fëmija…
• Merr frymë më shumë zhurmë ka frymëmarrje të shpejtë, ose të vështirësuar
• Ka konvulsione
• Humbet vetëdijen mbas një rrëzimi
• Ka dhimbje të fortë të vazhdueshme mbi 3 orë rresht
• Ka temperaturë të lartë, është i përgjumur, ose grindet në mënyrë jo normale.
• Ka dalje në lëkurë të njollave, puçrrave në ngjyrë të kuqe të errët në vjollcë.
Kërkimi i shenjave të sëmundjes
Çfarë mund të bëni?
• Në rast se mendoni që fëmija juaj nuk është mirë dhe ju duket që ka temperaturë, masni temperaturën.
Një temperaturë mbi 37.2 gradë celsius, e matur në sqetull dhe mbi 38 gradë celsius e matur në rektum, mund të jetë shenjë e një sëmundjeje
• Kontrolloni nëse gryka është e skuqur. Kërkoni fëmijës që të qëndrojë përballë dritës dhe të hapë fort gojën. Nëse kupton, kërkoni të thotë “aaaa”, që të duket pjesa e mbrapme e grykës. Kur kjo duket e skuqur
apo ka njolla në formë pikash të bardha, është infeksion i grykës.
• Prekeni fëmijën me butësi gjatë nofullës së poshtme, në pjesën e prapme të qafës, nga të dyja
anët. Nëse ndjeni nën lëkurë nyje të vogla, ose vëreni se ndonjë nga këto zona është e enjtur
apo dhemb, fëmija ka gjendra të zmadhuara dhe kjo shpesh është një shenjë sëmundjeje.
• Kontrolloni nëse ka shenja, njolla, puçrra në lëkurë, veçanërisht në gjoks, mbrapa veshëve. Nëse
fëmija paraqet një shpërthim njollash në lëkurë, mund të ketë një nga sëmundjet ngjitëse të
zakonshme të fëmijërisë.
Ky lajm është publikuar: 25/07/2008