FSHF: Futbolli, lëndë nëpër shkolla
Autori i Lajmit: red.
Futbolli mund të përfshihet si lëndë nëpër shkolla. Kjo ide e spikatur e FSHF-së (e apilikuar me sukses edhe në shumë shtete evropiane, si edhe plani afatgjatë i Qeverisë Shqiptare për zhvillimin e sporteve dhe në veçanti të futbollit, kanë qenë thelbi i diskutimeve të takimit të zhvilluar në zyrat e FSHF. Një delegacion i UEFA-s me pjesëmarrjen e Eva Pasquier shefe e investimeve në FIFA dhe Yevgeniy Stolitenko përfaqësues i Federatës Ukrainase të Futbollit, ka mbërritur në Tiranë. Ata janë pritur nga drejtuesit më të lartë të FSHF-së, Presidenti Armand Duka, Sekretari i përgjithshëm Arben Bici dhe specialistë të FSHF. Në takim ka qenë e pranishme edhe Violeta Shqevi, Drejtore e Drejtorisë së Sporteve në MTKRS si edhe përfaqësuesi i Studios Ligjore “H & H”. Gjatë takimit janë shkëmbyer mendime të vyera në lidhje me mundësitë e zhvillimit të futbollit në programet mësimore etj. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka e cilësoi si shumë të rëndësishëm këtë takim: Mendoj se ideja për të futur futbollin në programin mësimor, është shumë e spikatur. Në shumë vende ajo është aplikuar me sukses. Gjej rastin të theksoj se Federata Shqiptare e Futbollit do ta mbështesë këtë nismë e cila që të marrë jetë, duhet të mbështetet edhe nga organizmat e shtetit shqiptar”-theksoi në deklaratën e tij Presidenti i FSHF-së.
Ky lajm është publikuar: 25/07/2008