Mijëra italianë protestë kundër politikave të koalicionit të ri qeverises
Mijëra protestues të udhëhequr nga kryetarët e sindikatave kanë dalë sot në proteste në kryeqytetin italian, Romën, për të kundërshtuar politikat e koalicionit të ri qeverises. Duke valvitur flamuj të kuq dhe pankarta ata i bënë thirrje kryeministrit Italian, Enriko Leta të heqë dorë nga masat shtrënguese ekonomike dhe të fokusohet tek krijimi i vendeve të reja të punës.
Sondazhet e fundit të opinionit tregojne se mbështetja e publikut ndaj koalicionit të tij qeverises sa vjen dhe bie, ndërsa Italia po përjeton recensionin më të gjatë ekonomik në 40 vitet e fundit. Borxhi kombëtar tashmë ka arritur në 127 % te prodhimit vjetor, ndërsa papunësia ka arritur shifra rekord veçanërisht për të rinjtë nën 25 vjeç. Përpara se të merrte detyrën Leta premtoi se do ta bënte krijimin e vendeve të punës prioritetin e tij, por kritikët thonë se ai është fokusuar menjëherë tek reforma e taksave të pronës.
(e.m/New24/BalkanWeb)