Taksat e përgjysmuara për automjetet, vendimi i qeverisë hyn sot në fuqi
TIRANE - Duke nisur që sot hyn në fuqi vendimi që përgjysmon taksat e makinave. Çdo qytetar që do të paraqitet për të shlyer detyrimet, taksa vjetore do t'i llogaritet sipas formulës së re. Sa për pagesat e prapambetura, ligji i ri përcakton se ato do të mund të paguhen në bazë të formulës së re për vitet e shkuara, pra me gjysmën e vlerës së dikurshme, madje pa asnjë penalitet në rast se një veprim i tillë kryhet para fundit të qershorit.
FORMULA E RE
Sipas ligjit të ri, taksa vjetore e mjeteve të përdorura është e vlefshme për 365 ditë dhe caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit. Taksa fikse për llojin e karburantit është 12,5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën. Mjetet me vjetërsi nga 0-3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse. Koeficienti fiks për vitet e prodhimit është 0 për makinat deri në tre vjet dhe fillon me
0.18 për vitin e katërt. Koeficienti shtohet me 0.01 për çdo vit deri në vitin e dhjetë të vjetërsisë së makinës. Pas vitit të dhjetë, koeficienti 0.24 shtohet me 0.04 për çdo vit tjetër të vjetërsisë. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit. Falen të gjitha detyrimet e prapambetura të taksës vjetore të qarkullimit rrugor për mjetet e sekuestruara apo të konfiskuara me vendim të formës së prerë të gjykatës, të cilat i kalojnë në administrim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara për qëllime përdorimi apo rishitjeje.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)