E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mijera pelegrine mberrijne ne Bletlehem per te pritur lindjen e Krishtit

E premte 24 dhjetor NOA-Mijera besimtare kane mberritur ne vendin e Krishtlindjes Betlehem.

Qyteti i lindjes se Krishtit ka sot vizitoret me te shumte nga gjithe ditet e tjera te vitit.

Me mijra jane pelegrinet qe jane mbledhur pikerisht ne kishen Lindja e Krishtit te cilen te krishteret e konsiderojne si vendi ku lindi Jezusi 2000 vjet me pare.

Aq sa i madh eshte numri i pelegrineve po aq jane marre masa nga autoritetet e sigurise se Palestines te cilet jane vendosur perreth turisteve per te shmangur cdo incident te mundshem.

Ne mesnate do te mbahet mesha e shenjte moment qe per besimtaret dhe banoret e Betlehemit shenon kulmin e festes.

Papa Benedikti i XVI i ka bere thirrje besimtareve te kujtojne lindjen e Krishtit dhe rendesine qe ka kjo feste per mbare boten.

a.y/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›