Akuzat e Dick Martit skane asnje prove

Por Marti po rishkruan historine duke e pare boten si serbet qe e pikturojne te gjithe rezistencen kosovare si esencialisht dhe ekskluzivisht kriminale. Per me teper argumenton Marti ishte mbeshtetja e qarte nga fuqite Perendimore e sidomos nga Shtetet e Bashkuara qe coi ne perceptimin e UK-se- e krijuar se me shumti nga amerikanet- si nje epersi. Ketu Marti vesh kostumin e tij anti- amerikan me stampen e Keshillit te Europes.
Denis MacShan
Ne mesin e WikiLeaks nje tjeter histori shpertheu ne faqet e para te gazetave ne te gjithe boten qe pretendon se kryeministri aktual i Kosoves Hashim Thaci ka qene mendja djallezore pas implikimit kriminal ne vrasjen e njerezve per tu marre veshkat per tua shitur.
Qe nga Pol Poti nuk jane bere deklarata kaq sensacionale ne lidhje me nje lider ne detyre. Thaci u rizgjodh ne dhjetor me rreth 34 perqind te votave te kosovareve pak me pak se David Cameron dhe sigurisht shume me shume se George Bush ne vitin 2000. Nuk ka zgjedhje ne Ballkan pa akuza per probleme ne votime. Partite politike ne Kosove jane klanore te lidhura me interesa te dyshimta ekonomike dhe financohen ne nje pjese nga diaspora kosovare. Drejtuesit kosovare ashtu si ata kroate malazezas shqiptare dhe maqedonas jane akuzuar rregullisht shpesh me te drejte per devijim parash per ta ose per partite e tyre. Dhe qe kur biznesi ne Ballkanin Perendimor eshte i bazuar ne trafikun e cigareve dhe qenieve njerezore po aq sa ne aktivitetin ligjor ekonomik nje politikan qe nuk eshte akuzuar se ka shoqeri te keqe eshte nje specie e rralle. Thaci nuk eshte ndryshe. Por Thaci ka qene nje politikan brenda e jashte pushtetit per nje dekade dhe ka vepruar i monitoruar ngushtesisht nga trupa te BE dhe OKB ashtu dhe nga vezhgues te jashtem dhe vizitore.
Raporti qe ka shkaktuar kaq furtune nuk eshte miratuar nga Keshilli i Europes por vetem nga nje nga nen-komitetet e panumerta te tij. Ai eshte shkruar nga prokurori zviceran Dik Marti. Ai eshte mik me avokaten politike italiane Karla Del Ponte libri i se ciles ne italisht ka bere akuza identike me ato te Martit. Zoti Marti eshte anetar i Partise Liberale Zvicerane. Nuk eshte liberale ne sensin modern anglez por ne sensin kontinental te shekullit 19-te qe mbeshtet ideologjine e nje tregu ultra te lire mbrojtjen e te drejtave te prones private dhe synon nje shtet te vogel. Partia e zotit Marti eshte nje nga mbeshteteset me te medha ideologjike te ligjeve zvicerane per sekretet bankare te cilat ne fakt jane perdorur shume nga diaspora kosovare qe eshte shume e pranishme ne Zvicer.
Raporti i zotit Marti nuk eshte nje dokument preciz gjyqesor. Ai permban artikulime te gjata e pa lidhje te politikave perendimore per krizen e Kosoves ne fund te viteve 90. Me kete zoti Marti reflekton politizimin e Keshillit te Europes i cili qe pas pranimit te Rusise si anetare ne vitin 1995 eshte perdorur me mjeshteri nga Kremlini per te avancuar interesat diplomatike ruse. Rusia ka kultivuar atje aleate ne blloqe te ndryshme politike. Ne Britani deputeti liberal- demokrat dhe anetari i Keshillit te Europes Mike Hancock eshte akuzuar nga kryetari i grupit te gjitha partive parlamentare britanike se eshte ne menyre flagrante pro Kremlinit ne debatet qe organizohen ne Keshillin e Europes.
Deputetet konservatore britanike ne Keshillin e Europes ulen ne te njejtin grup me delegacionin e perzgjedhur nga vete Putini. Ruset me mbeshtetjen e deputeteve konservatore britanike synuan qe te vendosin nje ish- zyrtar te KGB-se si president te Keshillit te Europes ne vitin 2008.
Me pak fjale Keshilli i Europes nuk eshte pa interes per disa mbledhje parlamentaresh te Amnesty International ose Human Rights Watch por eshte nje trupe politike thellesisht e politizuar ku shtetet mobilizohen per te mbeshtetur synimet e tyre gjeopolitike.
Nje nga prioritetet kryesore te Kremlinit ka qene maksimizimi u mbeshtetjes per pozicionet kunder SHBA-se dhe NATO-s ne Keshillin e Europes. Rusia ka kerkuar te kultivoje aleate per te mbrojtur Serbine dhe te tjera shtete sllave ose ortodokse nga kritikat. Perpjekjet e socialdemokrateve te qendres nga Suedia per te promovuar pajtimin mes serbeve dhe kosovareve jane hedhur poshte.
Gjera te tmerrshme jane bere nga para-ushtaraket dhe ushtaret serbe ne Kosove qe kur diplomacia e fuqishme e Richard Holbrooke ia preu rrugen pasionit nacionalist te Milloshevicit drejt veriut. Vizitoni fshatrat kosovare dhe varrezat myslimane dhe do te shihni me dhjetera gure varresh per njerez te lindur ne data te ndryshme por te vdekur ne te njejten dite kur skuadrat serbe te ekzekutimit u terbuan. Gjera po kaq te tmerrshme u bene kur disa kosovare nisen rezistencen e armatosur pas dy dekadash rezistence paqesore dhe pasive nen Ibrahim Rugoven perfshi ketu vrasje dhe trajtim brutal te bashkepunetoreve sipas stilit te rezistences franceze ne vitin 1944. Ne vend qe te kerkohet paqe dhe pajtim ka nje perpjekje konstante nga aksi ruso- serb ne Keshillin e Europes per te pretenduar se Kosova eshte nje province rebele nen kontrollin e gangstereve qe nje dite do te kthehet nen qeverisjen serbe.
Diskretitimi i drejtuesve te ndryshem kosovare- thuajse te gjithe moren pjese ne nje menyre ose ne nje tjeter ne betejen per rezistence ndaj Milloshevicit qe perfundoi me nderhyrjen Klinton- Bler ne veren e vitit 1999- ka qene prioriteti kryesor politik per serbet e ruset.
Zoti Marti se bashku me te tjere armiq te Shteteve te Bashkuara ne Keshillin e Europes nuk e ka mbajtur asnjehere sekret kundershtimin e tij ndaj pavaresise se Kosoves. Ai ka kundershtuar thirrjet qe Kosoves ti jepet statusi i anetarit ose ai i vezhguesit ne Keshillin e Europes.
Tani zoti Marti ka prodhuar kete raport tejet te personalizuar qe eshte nje grusht- shteti propagande per revanshistet serbe qe pas renies se Milloshevicit.
Raportuesit e Keshillit te Europes jane politikane te zakonshem. Ka me dhjetera raporte te tilla cdo vit. Britaniku Frank Judd ka qene nje i tille kur ishte delegat. Ai dha doreheqjen me neveri kur raportet e tij per brutalitetin e forcave ruse nen Putinin mbi ecenine u kufizuan nga aleancat pro- Moskes ne Keshill.
Senatori Marti eshte njeri me koken e tij dhe sinqeriteti i tij nuk eshte vene ne pikepyetje. Ai beson ne ate qe beson. Por po te lexosh raportin me 19 mije fjale te del nje problem. Nuk ka asnje emer te vetem apo ndonje deshmitar per keto akuza qe Thaci ka qene i perfshire ne trafikimin e organeve nga viktimat. Keto praktika te peshtira ndodhin e kane ndodhur kudo ne bote e nuk ka ndonje dyshim. Por Marti nuk arrin te lidhe direkt Thacin me trafikun e organeve pavaresisht titullit te tij sensacional mbi raportin Trafiku ilegal i organeve njerezore ne Kosove- titull i projektuar per te dale ne faqet e para te gazetave.
Senatori Marti ben gjithcka per te nxire emrin e Thacit duke e akuzuar ate se eshte pak me shume se nje kriminel qe ka perdorur krizen e Kosoves per te bere operacione mafioze. Kur lexon kete sigurisht behesh mosbesues. Qindra mijera kosovare u larguan nga vendi per shkak te terbimit serb te cilet pasi deshtuan ne perpjekjet e tyre per shkaterruar identitetin kroat e boshnjak iu kthyen Kosoves. Mbi te gjitha pikerisht ne Kosove Milloshevic ka bere edhe kercenimin e famshem Ne do ju godasim ndersa leshonte monstren e nacionalizmit serb ne fund te viteve 80. Ashtu si IRA ETA dhe te tjera levizje te armatosura politike kosovaret ishin brutale te pameshirshem dhe perdoren cdo mjet ilegal per te avancuar kauzen e tyre.
Marti e perdor shume si fakt qe shume nga drejtuesit qe formuan Ushtrine lirimtare te Kosoves operonin me shume ne Shqiperi sesa ne Kosove.
Epo mire ata kane bere si IRA qe qarkullonte ne Irlanden e Veriut ose si ETA qe kerkonte strehe ne France nga policia e Spanjes. Edhe luftetaret norvegjeze te rezistences ne Luften e Dyte Boterore perdornin Suedi si strehe.
Por Marti po rishkruan historine duke e pare boten si serbet qe e pikturojne te gjithe rezistencen kosovare si esencialisht dhe ekskluzivisht kriminale. Per me teper argumenton Marti ishte mbeshtetja e qarte nga fuqite Perendimore e sidomos nga Shtetet e Bashkuara qe coi ne perceptimin e UK-se- e krijuar se me shumti nga amerikanet- si nje epersi. Ketu Marti vesh kostumin e tij anti- amerikan me stampen e Keshillit te Europes.
Parlamentaret e Keshillit te Europes qe ishin aktive ne parlamentet e tyre ne ate kohe do rikujtojne se ishte SHBA qe refuzonte te ushtronte presion real mbi serbet dhe mbeshtetesit e tyre ne Rusi qe ne menyre konstante bllokonin e vinin veton per cdo aksion te OKB kunder vrasjeve masive te myslimaneve europiane ne Kosove. Presidenti Klinton refuzonte ne menyre te vazhdueshme te ndermerrte aksione ushtarake per te ndaluar gjakderdhjen.
Ndaj para se te pershkruhet UK si nje krijese e SHBA do te ishte me e ndershme qe te paraqitej UK si nje pritje e pashprese derisa bota te kuptonte se pas Srebrenices Milloshevici ishte gati qe te niste nje sulm te dyte gjenocidal mbi myslimanet sekulare europiane te Kosoves qe kishin guxuar ti kunderviheshin abuzimit te tij.
Ajo qe ndodhi ne muajt pas sulmeve ajrore dhe pas pushtimit ushtarak qe me ne fund bindi Milloshevicin te terhiqej nga shumica e Kosoves eshte padyshim e tmerrshme. Por Marti eshte i paafte per te na dhene nje deshmitar okular qe e lidh Thacin me krimin e heqjes se organeve. Marti thote se kosovaret kane besnikeri ndaj klanit cka i ndalon ata te deshmojne kunder lidereve. Por Thaci eshte nje nga shume ish- drejtues te UK qe konkurronin me njeri- tjetrin. Ka pasur me mijera hetues police dhe avokate qe kane vepruar ne Kosove qe prej vitit 2000. Serbet kane qene te paafte per te prodhuar ndonje viktime ose familje njerezish qe jane vrare e me pas u jane marre veshkat.
Sipas BBC ekspertet ligjore te BE qe operojne ne Kosove nuk mund ti provojne akuzat e Martit.
Senatori Marti thote se ai i ka lexuar denoncimet e shumta per Thacin me nje ndjenje tmerri dhe zemerimi. Ai pretendon se M16 i mbeshtet pretendimet e tij por serish nuk jep asnje prove qe ka lexuar raportet e M16 qe kane emrin e Thacit dhe grupit te tij.
Zemerimi dhe tmerri jane reagime te rendesishme po a duhet te mbeshtetet nga Keshilli i Europes nje raport faktesh qe nuk sjell asnje deklarate direkte deshmitaresh asnje fakt te paster asnje prove asnje person qe mund te lidhe Thacin me heqjen e organeve
Ndoshta nje dite provat do te dalin. Qe grupet kriminale kosovare dhe shqiptare kane lulezuar ne periudhen e krizes 10- vjecare te lufterave ne ish- Jugosllavi qe shkaterruan te gjitha rregullat morale kjo nuk mund te mohohet. Keto gjera te tmerrshme jane bere nga njerez me arme e me uniforma rudimentare dhe qe ishin gjysma nje shprehje e refuzimit te pushtetit serb dhe gjysma nje grup banditesh me nje sy tek shansi per te bere para shpejt.
Qe Kosova ka nevoje per ligj rend dhe drejtesi kjo nuk ka dyshim. Por per sa kohe Serbia pretendon se Kosova do mbetet e tyre ashtu sic revanshistet gjermane pas luftes enderronin per rikthimin ne Silezi nuk do te kete stabilitet dhe paqe e as shans per zhvillim normal ekonomik e per demokraci.
Raporti i Martit eshte nje fitore me tituj mediesh per Serbine. Senatori zviceran mund te kete te drejte qe Thaci eshte i papergatitur per te qene drejtues evropian i nje qeverie. Ai sigurisht ka te drejte kur thote se kerkohet me shume hetim. Por perpara se Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes te debatoje per raportin e tij ne janar ai mund te prodhoje vetem nje grimce prove te pakundershtueshme per te justifikuar titujt bombastike te cileve ai iu eshte gezuar qe i ka prodhuar.
Denis MacShane eshte deputet britanik dhe ish- minister
per Europen.