Mijëra të infektuar nga E.coli në Gjermani

Numri i të infektuarave nga bakteria E.coli, në Gjermani ka shkuar në 1200 persona, raportojnë sot mediat gjermane.
Njoftohet se bakteria që sulmon veshkat dhe sistemin nervor prek më shumë femrat.
Ministria gjermane për mbrojtjen e konsumatorit iu ka apeluar qytetarëve të saj që të mos konsumojnë perime të freskëta, sidomos trangujt, domatet dhe sallatën jeshile, ndërsasa ekspertët të përcaktojnë origjinën e infeksionit.
Deri më tani në Gjermani kanë humbur jetën 10 persona nga bakteria E.coli, ndërsa te shumica e pacientëve, simptomat kanë qenë, anemia e rëndë, problemet me stomakun dhe funksionimi i dobët i veshkave.
Ndërkaq raportohet se bakteria është përhapur edhe në shtete të tjera. Në Austri janë paraqitur dy raste deri më tani, ndërsa në Suedi dhe Danimarkë është paraqitur një infeksion ende i panjohur.