Mikhail Prokhorov blen New Jersey Nets
Njeriu më i pasur në Rusi, Mikhail Prokhorov ka blerë ekipin e basketbollit New Jersey Nets duke u bërë i pari pronar i huaj në NBA. 200 milionë dollarë ka kushtuar marrveshja që i kalon rusit Prokhorov 80% të aksioneve. 44-vjeçari që është pjesë e industrisë së metalurgjisë ka një pasuri rreth 9 miliardë e gjysmë dollarë.