Përmbytjet në Turqi shkaktojnë 5 viktima
Vetëm dy javë pas përmbytjeve në Stamboll ku humbën jetën 32 persona, rreshjet që kanë përfshirë pjesën verilindore të Turqisë kanë shkaktuar 5 viktima, 3 prej të tyre anëtarë të së njëjtës familje. Siç shihet edhe nga pamjet, një pjesë e madhe e provincës Artvin, në kufi me Gjeorgjinë është nën ujë. Dëmet në shtëpi e rrugë janë të mëdha, në një kohë që janë raportuar edhe rrëshqitje të dheut. Në pjesën më të madhe të provincës është ndërprerë energjia elektrike dhe qarkullimi i automjeteve. Forca të ndihmës së shpejtë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e personave të humbur.