PS - Polici paditin njëra-tjetrën për protestën
Partia Socialiste depoziton kallëzim penal ndaj krerëve të Policisë në Korçë
Incidenti i djeshëm në Korçë përfundon në prokurori. Të dyja palët kanë paraqitur kallëzim penal në organin e akuzës. Ndërkaq, Partia Socialiste ka bërë edhe dy padi të tjera për drejtuesit e Policisë për dhunën e ushtruar gjatë zhvillimit të tubimeve në rrethe. Përmes një deklarate zyrtare, selia rozë thotë se ka bërë kallëzim edhe ndaj kreut të Forcave Speciale (FNSH) të Shkodrës, Ivzi Bushati. Paditë dhe kundërpaditë mes PS-së dhe Policisë shënojnë rastin e parë të përfshirjes institucionale edhe të institucioneve të Drejtësisë në konflikt mes palëve.
Padia e PS-së
Menjëherë pas përplasjes që ndodhi dje në Çërravë të Korçës dhe denoncimeve për dhunë, Partia Socialiste depozitoi kallëzimet e para në prokurori për drejtuesit e strukturave të Policisë. Burimet zyrtare në Partinë Socialiste bënë të ditur se “deputetët Majko, Kodheli e Dalipi kanë ngritur një padi penale për shpërdorim detyre dhe ushtrim dhune me pasoja ndaj kreut të Forcave Speciale të Shkodrës, Ivzi Bushati, i cili, bashkë me Forcat Speciale të Shkodrës ka qenë prezent në këtë protestë. I paditur është edhe drejtori i Policisë së qarkut, Korçë, drejtues Bernard Çaushaj. Deputeti Alfred Dalipi bëri të ditur se është paraqitur padia në Prokurorinë e Korçës, duke i akuzuar drejtuesit e Policisë për “shpërdorim detyre”, “përdorim dhune” dhe përdorim të lëndëve djegëse të rrezikshme. Sipas zyrës së shtypit të selisë rozë, “Partia Socialiste i ka kërkuar gjithashtu Drejtorisë së Policisë së qarkut Korçë identifikimin e forcave të Policisë të përdorura në protestë, pasi ata s’kishin asnjë shenjë dalluese identifikuese”. “Drejtoria e Policisë së Korçës u ka komunikuar deputetëve se do të kërkojë sqarime se pse ishte kjo prani trupash nga Shkodra në Korçë”, - thuhet në njoftimin e PS-së. Socialistët e Korçës janë angazhuar të gjejnë se çfarë ka qenë lënda sprai e përdorur nga policia në protestë.
Reagimi
Drejtues Bernard Çaushaj, drejtori i Policisë së Korçës, ka reaguar menjëherë duke bërë të ditur përmes mediave se ka ngritur një padi ndaj deputetit Pandeli Majko ditën e mërkurë. Sipas Çaushajt, deputeti Majko e ka kundërshtuar “me dhunë në ushtrimin e detyrës”. Ai ka reaguar ndaj akuzave që bënë deputetët socialistë, duke mohuar faktin se forcat policore kanë ushtruar dhunë. Gjithsesi, kallëzimi i bërë nga kreu i Policisë së Korçës ndaj deputetit Majko do të duhet që të kalojë në procedurë tjetër, pasi do të duhet paraprakisht që të merret një vendim në Kuvend për heqjen e imunitetit.
Reagon Berisha: “Rama të heqë dorë nga bllokimi e rrugëve”
Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje kreut socialist Rama të mos i lëndojë qytetarët dhe të mos bllokojë rrugët. Duke marrë pjesë në një sërë inaugurimesh në bashkinë e Kamzës, Berisha theksoi se rrugët janë të qytetarëve dhe se askush nuk mund ta mendojë se mund t’i ndëshkojë qytetarët duke dalë në rrugë. Berisha, duke iu referuar grevës së urisë të socialistëve, theksoi se do të zbatojë çdo të drejtë kushtetuese që shqiptarët të gëzojnë të drejtat e tyre. “Unë i them Ramiz Alisë dhe bllokqenëve të tjerë të mos buzëqeshin, se ne demokratët e kemi vendosur të ecim drejt Europës”,- theksoi Berisha. Kryeministri Berisha, duke folur përpara banorëve, theksoi se garanton që qeveria do të bëjë çdo investim për ta shndërruar Kamzën në një nga qytetet më moderne të Shqipërisë.
“Para pak çastesh ne inauguruam rrugën që mban emrin e tribunit legjendar të lirisë së shqiptarëve, heroi të Lëvizjes Studentore Azem Hajdari”, - theksoi Berisha duke shtuar se një investim i rëndësishëm është edhe sistemi modern i kanalizimeve dhe autostrada që lidh Kamzën me Urën e Tapizës.
Tepelenë
Arrestohen 6 mbështetës të PS-së
Policia arrestoi 6 persona gjatë protestave të zhvilluara ditën e mërkurë në Tepelenë. Vetëm 30 minuta pas përfundimit të tubimit nisi operacioni për ndalimin e protestuesve, të cilët, sipas policisë, shkelën ligjin. Mësohet se personat e ndaluar janë: Gëzim Cunaj, Luan Gerbi, Besa Pata, Astrit Pasho, Novruz Shehu dhe Përparim Hodo. Me dhjetëra simpatizantë të PS-së u mblodhën sërish para Komisariatit të Tepelenës në shenjë kundërshtimi ndaj masave të marra nga policia.
Durrës
Tre protestues të ndaluar, pesë në kërkim
Tre prej protestuesve të Partisë Socialiste, të cilët bllokuan dy ditë më parë, për gati 45 minuta, autostradën Tiranë-Durrës, në kuadër të mbështetjes së grevistëve të urisë u është firmosur dje urdhër-ndalimi. Burimet zyrtare të Policisë së Durrësit bëjnë të ditur se ata janë ndaluar ndërsa pesë të tjerë janë në kërkim policor. Sipas saj, të ndaluarit janë Erjon Bregasi, Afrim Duku dhe Seit Xhunga, ndërsa 5 protestues janë shpallur në kërkim: Llazar Mazniku, Ilir Ngresi, Hekuran Shehu, Altin Baku, Ismail Isaku.
ORIKUM
Tubimi, policia ndalon bllokimin e aksit Vlorë-Sarandë
Edhe në Orikum është zhvilluar një protestë nga mbështetësit e Partisë Socialiste, por ka dështuar përpjekja për bllokimin e rrugës kombëtare që lidh Vlorën me Sarandën. Në protestë ishte edhe deputeti Fatmir Toçi. Pikërisht në momentin kur kanë dalë me dhjetëra qytetarë për të tubuar në aksin nacional, me dhjetëra forca policore dhe specialët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë, duke mbajtur të izoluar protestuesit. Për disa minuta ka pasur tensione mes tubuesve dhe forcave policore në Orikum.
13 Maj 2010