Miku ynë, Nelson Mandela
(Më 11 shkurt të vitit 1990, në orët e para të mëngjesit, Bill Klinton zgjoi nga gjumi vajzën e tij të vogël, Chelsea, dhe i kërkoi të shkonte në kuzhinë e të shihte se ç‘po ndodhte përmes ekranit e vogël)
I kisha ndjekur me vëmendje për shumë vjet çështjet e Afrikës Jugore dhe mendoja se Mandela ishte një njeri me vlera dhe shumë i rëndësishëm. Lartësia e tij morale ishte bërë edhe më e rëndësishme, për shkak të transformimit shpirtëror që kishte përjetuar gjatë qëndrimit në burg. Atëherë Chelsea (vajza e ish-presidentit Klinton) ishte 10 vjeçe. Në fakt, e dinte se kush ishte ai burrë dhe çfarë përfaqësonte. Doja t‘i tregoja përmes ekranit të vogël të televizorit çastet e lirimit të tij. Mendoja se mund të ishte një nga ngjarjet politike më të rëndësishme të jetës së saj, ashtu siç kishte qenë fjalimi i Martin Luther King para monumentit të Abraham Lincoln në 1963-shin. E ula mbi banakun e kundërbufesë dhe i ndeza televizorin. E kujtoj njësoj sikur të ketë ndodhur sot. E shoh teksa ecën dhe kalon atë derë; shoh makinën që e pret jashtë; shoh Chelsea të ulur mbi banakun e kundërbufesë. Për mua ishte shumë e rëndësishme ta ndiqja këtë ngjarje së bashku me të. Mandela doli nga burgu në mënyrë të shkëlqyer, ishte elegant dhe dinjitoz. Ishte një spektakël i jashtëzakonshëm për gjithë botën. Teksa e shija të ecte mbi atë rrugë të pluhurosur, pyesja veten nëse po mendonte për 27 vitet e fundit, nëse ishte ende i mbushur me urrejtje si në fillim. Më pas, vite më vonë, pata shansin për t‘i kërkuar këtë gjë dhe i thashë: "Ke qenë i jashtëzakonshëm. Ftove të burgosurit në festën tënde për marrjen e detyrës si President, më pas do t‘i bëje presion qeverisë. Më thuaj të vërtetën: atëherë nuk ishte i mbushur me urrejtje si në fillim?" Dhe përgjigjja e tij ishte: "Po, isha shumë i inatosur dhe kisha pak frikë. Fundja, më kishin privuar lirinë për një kohë të gjatë. Megjithatë, kur ndieja gjithë atë inat brenda meje, e kuptova se nëse do t‘i kisha urryer edhe pasi të kisha kapërcyer portën e burgut, do të ishte njësoj sikur të jetoja ende pas atyre hekurave". Më pas buzëqeshi dhe shtoi: "Doja të isha i lirë, ndaj preferova që zemërimi dhe urrejtja të zhdukeshin dalëngadalë".
Ishte një moment i mrekullueshëm, më ndryshoi jetën. Kur u zgjodha si njeriu që do të drejtonte Amerikën, republikanët mbetën mjaft të habitur dhe vendosën të sulmonin legjitimitetin e presidencës sime, që nga dita e marrjes së detyrës.
Ishte e rëndë. Më kanë sulmuar për tetë vjet me radhë dhe kur u përpoqën të më hiqnin mandatin, ndihma e Mandelës ishte shumë e madhe. Më kujtohet që një ditë i kërkova të më tregonte sërish momentin kur vendosi të çlirohej nga urrejtja dhe mllefi tij.
"I kam urryer për 14 vjet", thoshte "dhe nuk jam i sigurt nëse ishte apo jo urrejtje për të mbijetuar, atëherë kur isha një djalosh i ri e plot forcë. Një ditë, teksa thyeja gurët, kuptova se më kishin rrëmbyer shumë gjëra. Kishin abuzuar me mua nga pikëpamja fizike dhe emocionale. Më kishin ndarë nga bashkëshortja dhe fëmijët e mi; nuk mund t‘i shihja djemtë e mi teksa rriteshin dhe në fund kuptova se kjo do të vinte në rrezik martesën time. Më kishin ‘vjedhur‘ gjithçka, përveç mendjes dhe zemrës sime. Në atë moment e kuptova se duhej t‘u ofroja njerëzve të mi të dashur zemrën time dhe vendosa që të mos i shisja lirë".
Më pas më hodhi një vështrim, buzëqeshi dhe më tha: "As t‘i nuk duhet ta bësh një gjë të tillë". E dinte mirë se po çmendesha për atë që më kishin bërë, se si më kishin trajtuar mua, familjen time dhe miqtë e mi. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë dhe njerëzit dinë vetëm gjysmën e së vërtetës. E dinte që isha shumë i inatosur dhe më pas shtoi: "Duhej ta kisha hedhur tutje mendjen time dhe vendosa të mos e bëj". Buzëqeshi dhe më tha: "Dhe as ti nuk duhet ta bësh". Pak kohë para votës për hetim, takova në Uashington Thabo Mbeki dhe e pyeta se si ishte Presidenti Mandela dhe ai m‘u përgjigj: "Mirë është dhe ju kam sjellë një mesazh prej tij. Nuk e kam idenë se për çfarë e ka fjalën, por më tha se ju do ta kuptonit. Më tha t‘ju kujtoja se ‘nuk duhet ta shisni veten lirë‘". Mandela nuk mund ta marrë kurrë me mend se sa më ka ndihmuar në atë periudhë. Për të ecur përpara dhe për ta mbajtur kokën lart, mendoja gjithmonë se ai e kishte kaluar edhe më keq se unë. Nuk është tërhequr kurrë pas dhe kjo më pëlqen. Ajo që e bën edhe më special është fakti se Mandela e simbolizon vërtet qenien njerëzore. Qesh, qan, inatoset, dashurohet pas Graça
Machel. Ka një jetë dhe është krijuar prej mishi e gjaku, e kjo e bën edhe më të madhe sakrificën, mençurinë dhe kurajën e tij. Nuk është shtirur kurrë sikur është tipi që nuk adhuron futbollin dhe që nuk do të shkonte sërish të shihte një ndeshje boksi. Për mua është gjithashtu një mik i mirë, me të cilin kam ndarë një pjesë të jetës sime personale. Nuk e di se sa beson, por Mandela është një burrë i shkëlqyer. Ka pasur shansin të ketë një mundësi të dytë në jetë, të japë dhe të marrë, e të bëhet gjithnjë e më i madh në fatkeqësi. Por nuk është vetëm një njeri i madh: është një burrë i mirë. Dhe kjo jo se është perfekt, tek ai ekziston ende një valë zemërimi dhe mllefi, por në rastet e mëdha asnjë nuk është si ai.
DESMOND TUTU
Djaloshi i inatosur, që u "shua" pas hekurave
Shumë njerëz i kanë cilësuar vitet e gjata që Mandela kaloi në burg, si një humbje kohe. Por, fatkeqësisht, ata harrojnë se kur Nelson hyri në burg ishte një djalosh i inatosur, i neveritur nga keqadministrimi i drejtësisë, të cilin e kishte vënë re në procesin e tij dhe në shumë të tjerë të ngjashëm. Kjo drejtësi dënonte njerëzit që kërkonin të drejtat e pandryshueshme të lejuara nga Zoti, lirinë dhe qytetarinë në tokën e tyre. Vitet e burgut kanë qenë vërtet të tmerrshme. Me siguri në disa raste vuajtja mund të të ashpërsojë, por në rrethana të tjera mund edhe të të bëjë fisnik. Ka qenë vërtet një bekim, që ishte ai i cili e manovroi procesin më të vështirë e delikat në histori dhe se bujaria e tij na la pa fjalë. Ka vuajtur shumë për ndarjen nga bashkëshortja e tij Winnie. E dashuronte me gjithë shpirt dhe për të divorci ishte një traumë e vërtetë. Duket qartë se është plakur. Të falënderojë Zotin që gjeti ngrohtësi dhe dashuri në krahët e Graças. Jam i lumtur që Nelson pranoi qortimin tim dhe pranoi ta bënte të lumtur dhe ta respektonte gjithë jetën Graçan. Tani janë të dashuruar dhe të lumtur.
KOFI ANAN
Nuk do ta harroj kurrë fjalimin e tij drejtuar kombeve
Nuk do ta harroj kurrë fjalimin e fundit të Nelson Mandelës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, para se të linte detyrën si President i Afrikës Jugore. Ishte muaji shtator i vitit 1998, por më kujtohet sikur të ketë ndodhur dje. "Pa dyshim që kjo është hera e fundit", tha, "që do të më jepet fjala t‘i drejtohem Asamblesë së Përgjithshme nga ky podium. Duke qenë se kam lindur në përfundim të Luftës së Parë Botërore dhe po tërhiqem nga jeta publike gjysmëshekulli pas deklaratës universale të të drejtave të njeriut, mendoj se kam arritur në përfundim të asaj rruge të gjatë dhe mund të tërhiqem me kokën lart, ashtu siç i ka hije çdo njeriu. Pas gjithë kësaj periudhe, do të shkoj të jetoj në fshatin tim. Në Qunu, teksa do të plakem ditë pas dite, do të vazhdoj të besoj se në qytetin dhe vendin tim, në kontinentin afrikan dhe në botë, ka lindur një brez udhëheqësish, të cilët nuk do t‘i lejojnë njerëzit të privohen nga liritë e tyre, të shndërrohen në refugjatë siç na ndodhi ne; të jenë të uritur ashtu siç na ndodhi ne". Këto kanë qenë fjalë mjaft prekëse, të thëna me zemër. Pas këtij fjalimi, salla oshtinte nga duartrokitjet e forta.
TONI BLER
Edhe kur ka qenë President nuk ka reshtur kurrë duke bërë shaka
Të takosh Mandelën nuk është njësoj sikur takon një politikan apo një njeri të zakonshëm. E ndien menjëherë ndryshimin, sepse ke përballë një legjendë. Ka një sjellje të shkëlqyer, është i thjeshtë dhe mbi të gjitha nuk resht kurrë së bëri shaka. Ka një sens humori të jashtëzakonshëm, që djali im Leo e adhuron. Kur vjen në Londër takohet me të gjithë, madje kur jemi në shtëpi u shërben çaj kamarierëve, ndërsa në rrugë u flet policëve dhe jep dorën. Bën shaka me të gjithë dhe mendoj se ka zgjedhur këtë mënyrë që njerëzit të mos e marrin shumë seriozisht rolin e tij. Sa herë që flas në telefon me Mandelën më thotë: "Urimet e mia më të mira për Mbretëreshën!" Takohemi shpesh me Mbretëreshën kur ai ndodhet këtu në Angli. Gjatë bisedave të para e pyesja nëse ndiente ende urrejtje për ato që e futën në burg, në vitet më të rëndësishme të jetës së tij. Më kujtohet që më thoshte: "Pse duhet? Në atë kohë vendi drejtohej në atë mënyrë, sot është ndryshe". Mezi priste të flisnim për atë që do të ndodhte më pas. Nuk e njeh urrejtjen dhe dëshiron të ecë në këtë rrugë. Kjo e bën të duket i veçantë në sytë e njerëzve, t‘u japë frymëzim dhe dashuri.
MUHAMED ALI
Një luftëtar i jashtëzakonshëm mbi ringun e historisë
Kur e njoha Nelson Mandelën u frikësova, jo se ishte një super yll apo një njeri i famshëm, por sepse vërtet të ngjallte frikë. Ajo që e bënte kaq të madhërishëm dhe që më frikësonte shumë mua, ishte energjia dhe kurajo e madhe. Mandela është i vendosur në qëllimin e tij për të luftuar kundër mjerimit dhe padrejtësisë, jo vetëm në Afrikën e Jugut, por kudo. Fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm duhet të kuptojnë se Mandela nuk është një nga personazhet e shumta të përshkruar në librat e historisë. Gjithashtu duhet të dinë se veprimet, durimi dhe kurajoja e tij kanë ndryshuar fatin e një kombi të tërë. Me kurajën e tij ka ndryshuar dalëngadalë rrjedhën e historisë. Është prova konkrete që një individ ka fuqinë të prodhojë një ndryshim pozitiv në botën tonë. Nelson Mandela më ka frymëzuar gjithmonë të shoh përtej vetvetes dhe t‘i konsideroj njerëzit e gjithë botës pjesë të një njerëzimi të vetëm. Për mua, miqësia e tij është një bekim. E dua shumë dhe e vlerësoj për gjithçka që ka kaluar, për rrugën e tij drejt progresit.