Pra, z. Putin, çfarë ju tërheq te kjo gjimnaste e mrekullueshme 24-vjeçare?
Do të ishte kjo pyetja që do i bëhej me shumë dëshirë Presidentit rus nga çdo gazetar: Pra, zoti Vladimir Putin, çfarë gjeni tërheqëse te kjo gjimnaste 24-vjeçare, tepër joshëse, e prirur nga ekspozimi gjysmëlakuriq në foto publike. Ǒështë ajo gjë që e gjeni te kjo krijesë e bukur dhe jo te Ludmilla, mesogruaja me të cilën ndani jetën?
Megjithatë, duhet thënë se është pyetje që nuk ka nevojë për përgjigje, sidomos për milionat e përdoruesve të internetit, të cilët kanë rastin gjatë këtyre ditëve të shohin në sitin YouTube filmin e Alina Kabaevës, ku shndërron një performancë rutinë gjimnastikore në një spektakël tejet provokues.
Vetëm miq të mirë?
Ky interes i menjëhershëm e frenetik mbi një vajzë, që deri dje ishte veç një atlete ruse jo shumë e njohur, vjen pas raportit të një të përditshmeje moskovite, sipas së cilës z. Putin, së fundmi, është ndarë nga bashkëshortja Ludmilla dhe po bëhet gati të martohet me zonjushën Kabaeva, tepër e re, e tepër e bukur.
Spekulimet mund të shpjegojnë në njëfarë mënyre përse z. Putin vendosi krejt papritmas të lejonte të fotografohej "topless" (i zhveshur nga mesi e lart) gjatë një dite pushimi të verës së shkuar, teksa peshkonte diku në Siberi.
Kraharori i tij i bëshëm e pa qime menjëherë tërhoqi vëmendjen e një morie votuesesh femra e sidomos homoseksualë. Por tani të gjithë mendojnë se me atë ekspozim mashkullor kishte synim t‘i bënte përshtypje vetëm së adhuruarës së re.
Afera sentimentale e Presidentit është bërë edhe më pikante, prej faktit se pavarësisht moshës fare të re, zonjusha Kabaeva tani është anëtare e Parlamentit rus.
Gjimnastja është një prej disa kërcimtareve dhe atleteve të reja e bukuroshe ruse, që nën kujdesin personal të Presidentit janë bërë së fundmi deputete të Dumës, Dhoma e Ulët e Parlamentit rus.
Të njohura si "Putinskie Krasotki" (bukuroshet e Putinit) janë përfshirë në këtë rang kaq të lartë të politikës, me qëllimin cinik, por të suksesshëm për "krijimin e një imazhi seksi" të partisë së tij Rusia e Bashkuar.
Duhet vërejtur se ky koalicion politik fitoi më shumë se 60 për qind të votave gjatë zgjedhjeve të dhjetorit të shkuar.
Një ndër të besuarit e z. Putin, që kujdeset për imazhin e partisë në media, me rastin e mbërritjes së tyre në Parlament, tha: "Nuk ka asnjë dyshim se tani jemi përpara të gjitha partive të tjera, kur vjen fjala te numri i deputeteve seksi në radhët tona".
"Këto vajza të reja janë plot energji dhe kanë uri për t‘u kthyer në ligjbërëse serioze", shtoi.
Duhet thënë se kjo është ende për t‘u parë. Pas së gjithash mund të krahasohet fare mirë me atë që bëri pak kohë më parë Gordon Brauni në Britani. Nëpër zyrat e Kryeministrisë u vendosën vajzat e grupit pop "Girls Aloud", vajzat e skuadrës së çiklizmit, si edhe disa të tjera, që punojnë si kërcimtare gjysmë të zhveshura në lokalin e natës së Londrës, të quajtur "Stringfellows".
Për të qenë të ndershëm lidhur me zonjushën Kabaeva - tani e ngritur në detyrën e Komitetit Parlamentar për Çështjet e të Rinjve - duhet vërejtur se ka qenë më e rezervuar se "bukuroshet" e tjera, një prej të cilave ka pranuar të pozojë krejt e zhveshur për revistën "Playboy".
Po, zonjusha ka pranuar të heqë çdo rrobë nga trupi përpara aparatit fotografik për llogari të një reviste, gjithsesi duke u shfaqur e mbështjellë me një pallto gëzofi. Në fotot e tjera hiret e saj mbulohen nga të brendshmet mjaft seksi.
Por si e njohu zoti Putin zonjushën Kabaeva? Njihet si një ndër vashat më të bukura në Rusi, ndërkohë që është mbretëresha në fuqi e disiplinës së gjimnastikës ritmike.
Nga specialistët konsiderohet si e bekuar me një "përkulshmëri të pazakontë" dhe si e pamposhtshme në performancat "në tapet" - po t‘i qëndrojmë terminologjisë gjimnastikore.
"Nuk arrija t‘u besoja syve kur e pashë për herë të parë", kujton trajneria e saj, Irina Vine. "Tek ajo vajzë gërshetohen si askund tjetër dy cilësitë bazë në sportin e gjimnastikës ritmike - fleksibiliteti dhe shkathtësia".
Ky lloj sporti është kombinim i baletit, kërcimit dhe gjimnastikës. Atletët luajnë me litarë, topa, birila, rrathë e fjongo të gjata.
Dhe Alina ishte tepër e zonja në këtë disiplinë. Në moshën 15-vjeçare fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të vitit 1998. Vitin që pasoi shtiu në dorë titullin botëror dhe ishte favoritja për arritjen e të njëjtit sukses në Olimpiadën e vitit 2000 të zhvilluar në Sidnei.
Tragjedia ndodhi në çastin kur rrethi i shpëtoi nga dora dhe u rrokullis nëpër tapet. U detyrua të kthehej në shtëpi vetëm me medaljen e bronztë, ndërkohë që bashkë me të u përlot mbarë Rusia. Pëshpëritet se është pikërisht edhe ky çasti kur ngacmoi vëmendjen e zotit Putin, madje pati rastin edhe të njihej me të.
Edhe më të sikletshme do të qenë lojërat "Goodwill" në Brisbein vitin pasardhës, kur, pasi fitoi pesë medalje, rezultoi pozitive gjatë testimeve kundër dopingut, të cilat zbuluan se kishte përdorur një substancë të ndaluar.
U zhvesh nga titujt, megjithëse trajneri i saj deklaroi se bëhej fjalë për një gabim të bërë me naivitet, i shkaktuar nga një produkt shtesë i ushqimeve australiane.
Lumturia ishte e pamat kur Alina fitoi medaljen e artë për gjimnastikën ritmike në Lojërat Olimpike të Athinës në vitin 2004. Ky sport kishte një yll të ri, si edhe një emblemë të re shumë seksi.
Por një dëmtim në gju i komprometoi rëndë karrierën dhe pas një tërheqjeje e një kthimi nga sporti, deklaroi në shkurt të këtij viti se performancat e saj në tapet kishin marrë fund një herë e mirë. Është pikërisht kjo kohë në të cilën iu përkushtua politikës dhe mbështetjes së Presidentit.
Ǒmund të thuhet për Zonjën e Parë? Talenti i 50-vjeçares Ludmilla është shprehur më së forti në linguistikë. Zotëron një gradë shkencore në spanjisht, flet lirshëm frëngjisht dhe u ka mësuar gjermanisht studentëve të Universitetit Shtetëror Leningrad në Pjetërburg, qyteti i lindjes së Putinit.
U martua me të në korrik të vitit 1983. Në kohën e martesës së Presidentit me Ludmillën, zonjusha Kabaeva ishte vetëm dymuajshe.
Ludmilla ndoqi të shoqin gjatë transferimit, për shkak të detyrës në KGB në Gjermaninë Lindore, ku qëndruan për katër vite. Aty lindi edhe një prej dy vajzave, Maria 23, dhe Katja 21 vjeçe.
Por, thashethemet mbi gjendjen e martesës së Presidentit qarkullojnë prej kohësh në qarqet mediatike moskovite. Spekulimi që Ludmilla dhe Valdimiri janë ndarë u shfaq në gazetën moskovite "Moscovski Korrespondent".
Sipas saj, divorci është bërë në sekret të plotë që në muajin shkurt dhe Presidenti Putin shpejt do të martohet me gjimnasten e kthyer në deputete më 15 korrik në Shën Pjetërburg.
Në artikull citohej një burim pranë një kompanie të specializuar për organizimin e festave e të ceremonive të martesave. Sqarohej se kjo firmë po garonte për të fituar të drejtën e organizimit të ceremonisë martesore, në një pallat perandorak tamam në këtë datë. Në atë çast, zoti Putin do të jetë larguar nga detyra e Presidentit të Rusisë dhe do të zëvendësohet nga pasuesi i zgjedhur me dorën e tij, Dimitri Medvedev.
Zoti Putin do të bëhet Kryeministër i Rusisë, si edhe kryetar i partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar.
Askush në Rusi apo diku tjetër nuk beson se duke u larguar nga zyra e Presidentit të vendit, Putini do të heqë vërtet dorë nga pushteti suprem.
Ndërsa historia e divorcit qarkullonte në formën e thashethemeve nëpër Moskë, gjatë muajve të parë të këtij viti u tha se Putin ishte parë teksa hante darkë kokë me kokë me Kabaevën në një restorant në qendër të kryeqytetit.
Pak net më parë, babai i vajzës i turbulloi edhe më tej ujërat, kur u shpreh se nuk kishte asnjë dijeni mbi një martesë të mundshme të së bijës.
Por, shtoi: "Po të martohet me një burrë të tillë, do të jetë mrekulli. Ngjan shumë me mua".
Nuk u pranua të bëhej ndonjë koment mbi martesën as nga Kremlini dhe as nga ndokush për llogari të zonjushës Kabaeva. Ka nga ata që thonë se e gjithë kjo tymnajë është krijuar me dëshirën e Kremlinit, për t‘u dhënë dorë autoriteteve t‘i shtrëngojnë edhe me tej kufizimet ndaj mediave të vendit.
Si për ironi, zoti Putin këto ditë i ka kaluar në shoqërinë e Kryeministrit të sapozgjedhur të Italisë, zotit Silvio Berluskoni, një tjetër lider të cilit i pëlqejnë gratë e bukura.