E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Diçka nga përvoja suedeze në zgjidhjen e krizës financiare"

Diçka nga përvoja e sistemit suedez, mund të aplikohet edhe në SHBA dhe gjetiu, për krizën financiare që ka goditur botën. Sigurisht që, të paktën, ky sistem, duhet të humanizohet më shumë, duhet të bëhet më bashkëkohor, duhet reformuar dhe rinovuar. Tregu i lirë dhe tregtia e lirë po. Globalizimi sa më i drejtë, i barabartë për të gjithë, por për të duhet të kontribuojnë të gjithë shtetet e popujt, sipas fuqisë së tyre ekonomike etj.

Kapitali e paraja, duhet të kenë vlera të rëndësishme, por ato të mos jenë masa, barometër, për suksesin e njerëzve. Punëdhënësit të jenë sa më humanë, të zhdukin makuterinë e egoizmin, narcisizmin, por të kenë përfitime të arsyeshme, të ekuilibruara, as më shumë as më pak, as tepër shumë as tepër pak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›