Milaim Rama nuk festoi pas golit
Në Shkodër e kanë respektuar dhe ai respektoi ndeshjen. Njeriu që do të mbahet mend për refuzimin që i bëri fanellës kuqezi në eliminatoret e Euro 2004, të enjten respektoi ndeshjen. U fut si zëvendësues dhe shënoi golin e barazimit, atë që i hapi rrugën kualifikimit. Megjithatë, Rama nuk festoi pas golit ndonëse shokët e tij të Thunit e rrethuan dhe kërkonin të ndanin gëzimin me të. Milaim Ramës nuk ja ka bërë zemra të festojë. Mbase e ka ditur se ka qenë jashtëloje dhe ka ndjerë peshën e një “tradhëtie” të dytë mbi supe.