Milan/ Alegri: Në Belgjikë të shënojmë ne të parët
Milani ka nevojë për një fitore kundër Anderlehtit për të siguruar kualifikimin në 1/8-at e Champions-it. Trajneri kuqezi Alegri e di mirë një gjë të tillë dhe, me sa duket, e ka gati recetën për të shëruar një herë e mirë skuadrën e tij: “Fakti që kjo skuadër arrin të barazojë edhe kur është në disavantazh të dy golave, është diçka pozitive. Por tani ka ardhur momenti që të shënojmë ne të parët. Megjithatë, jam i mendimit se fati i këtij grupi do zgjidhet ndeshjen e fundit”. Alegri është rikthyer të komentojë vizitën e presidentit Silvio Berluskoni në “Milanelo”: “Këshillat e presidentit vlejnë shumë. Vizita e tij ka qenë e rëndësishme për ambientin dhe skuadrën. Të flasësh me të për futboll, është një kënaqësi më vete”.