E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, Tagani: Shlyejmë rrogat këtë muaj

Salih Tagani

Protesta 30-minutëshe e lojtarëve ka detyruar administratorin Salih Tagani që të jepte garanci për rrogat. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, ai tregon se si u gjend zgjidhja dhe nga burojnë këto para. “Nuk ishte një situatë e mirë dhe për këtë ishim të vetëdijshëm. Megjithatë, sikundër e kam deklaruar gjithnjë, te Tirana nuk do të mbahet asnjë qindarkë. Lojtarët me të drejtë kërkojnë të paguhen për punën që bëjnë dhe kjo na vuri para përgjegjësisë. Si rrjedhojë, pas shumë takimeve që zhvillova sot (dje), më në fund siguruam paratë e nevojshme për të shlyer pagat. Nesër (sot) do të derdhim në llogaritë e çdo lojtari pagën e shtatorit dhe brenda muajit, do të japim edhe tetorin e këtij viti”, – shpjegoi Tagani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›