Lece Poker mbijetese
Leçe rihap luftën për mbijetesë në Serinë A italiane. Skuadra e drejtuar nga Serse Kozmi ka fituar 4-1 me përmbysje përballë Sienës, me një paraqitje mjaft bindëse.
Për vendasit ndeshja kishte nisur në mënyrë jo të mirë, pas avantazhit të Sienës në të 25-ën me Del Groson. Megjithatë, Leçe barazoi vetëm 7 minuta më pas me Muriel, duke u rikthyer në lojë.
Në fraksionin e dytë të lojës, verdhekuqtë u dukën të papërmbajtshëm, duke gjetur avantazhin të të 68-ën me Di Mikelen që shënoi me penallti. Në të 82-ën, spikat Kuadrado, që pasi fitoi 11-metërshin e avantazhit, realizon golin e tretë me një aksion të nisur nga mesfusha e tij.
Puljezët realizojnë “pokerin” në minutën e katërt të kohës shtesë me Brivion, që gjen rrjetën pas një goditje dënimi potente. Në këtë mënyrë, Leçe merr tri pikët dhe mund të vazhdojë të shpresë për të qëndruar mes më të mirave në Itali.