Milani u rikthye ne vendin e pare te Serise A

Kreu ka ndryshuar sërish në Serinë A, në përfundim të ndeshjeve kryesore të javës së 24-ët. Milani iu përgjigj fitores së Juventusit me Katanian, me rezultat të njëjtë, 3-1, rezultat me të cilin fitoi në fushën e Çezenës. Skuadra e Alegrit pati ndryshime në formacion dhe kaloi në epërsi pikërisht me një nga blerjet e fundit, ish-interistin Sulej Muntari i cili realizoi pa u mbushur një orë lojë.
Po në pjesën e parë, madje pa kaluar mirë dy minuta, dyfishoi rezultatin holandezi Urbi Emanuelson, ndaj edhe pjesa e dytë ishte shumë më e thjeshtë për kampionët. i shkëlqyeri Robinjo shënoi golin e tretë, ndërsa Daniel Pudil arriti thjesht të mbronte nderin e vendasve, me golin e realizuar në minutën e 65-të. Çezena nuk pati forca për më shumë.
Fitore edhe për Romën, ndonëse me shumë më tepër vuajtje. Suksesi ndaj Parmës erdhi vetëm pas një goli të shënuar shumë bukur nga Borini, gol që nuk pati shok tjetër në “Olimpiko”. Edhe pse rrezikoi disi, skuadra e Luis Enrikes mori 3 pikët.
Më herët, në orën 12:30, Leçe luajti ndeshjen ndaj Sienës dhe fitoi 4-1, një fitore e thellë edhe pse miqtë kaluan në epërsi të parët. Erion Bogdani nuk luajti për Sienën për shkak dëmtimi.
Kievo shtangu Xhenoan në “Marasi” duke e mundur 1-0 dhe duke e parakaluar, edhe pse dy skuadrat kanë nga 30 pikë. Ndeshja tjetër, Novara-Atalanta përfundoi 0-0 dhe Samir Ujkani bëri një pritje të madhe për vendasit në pjesën e dytë.
Milan kryeson me 50 pikë, i ndjekur nga Juventus me 49, pastaj janë Lacio me 42, Udineze me 41, Napoli 37, Roma 36 e Inter 35 pikë.