E Shtunë, 31 Tetor 2026

Castaignos, tri ndeshje moslojë

Sulmuesi i Interit, Luc Castaignos është dënuar me tri ndeshje moslojë pas provave televizive për pështyrjen ndaj mbrojtësit të Bolognas, Andrea Raggi.

Castaignos ishte xhiruar nga kamerat duke pështyrë në drejtim të Raggit në minutat e fundit të humbjes 3-0 në shtëpi nga Bologna.

Edhe pse ishte një distancë mes tyre, dhe nuk pati kontakt, Castaignos është dënuar për gjestin nga Komisioni Disiplinor i Federatës Italiane të Futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›