Juventus barazon me Milanin e Kapelos
Pyetja që të gjithë ngrenë në Itali, por edhe nga të gjtihë ata që ndjekin Serinë A nëpër botë është: A do të humbasë Juventusi një ndeshje në këtë kampionat?
Kjo është një pyetje që e bëjnë edhe kundërshtarët, të cilët ende nuk I kanë parë bardhezinjtë të largohen të humbur nga fusha. Një ecuri pozitive, që vazhdon javë pas jave: tashmë numri i ndeshjeve pa disfata të “Zonjës së Vjetër” është ngritur në 23, prej startit të sezonit 2011-2012.
Ky rekord e ngre trajnerin Antonio Konte mes emrave të mëdhenj të stolit. Për momentin, drejtuesi I stolit të Juventusit ka barazuar primatin e vendosur nga Milani I sezonit 1992-1993, kur në stolin kuqezi qëndronte Fabio Kapelo.
Kapelo mban edhe rekordin absolute në kampionatin Italian, pasi më të në krye, Milani e mbylli kampionatin 1991-1992 pa asnjë humbje, në 34 ndeshje të luajtura.
Objektivi i radhës për Juven është shifra e 25 ndeshjeve pa humbje, gjithmonë nëse ata nuk mposhten të shtunën e ardhshme në “San Siro” nga Milani. Nëse do të arrinin këtë shifër, bardhezinjtë do të barazonin ecurinë e Interit të Roberto Mançinit në sezonet 2004-2005 dhe 2007-2008.