E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo, golashënuesi i 13-të i Realit

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është ngjitur në pozitën e 13-të të golashënuesve më të mirë në histori të klubit, pas shënimit në fitoren 4-0 ndaj Racing Santanderit të shtunën mbrëma.

Ky ishte goli i 121-të i Ronaldos në 123 ndeshje zyrtare për Realin, me të cilin ai barazoi Juaniton, i cili bëri 401 paraqitje për ekipin mes 1977 dhe 1987.

Kurse, ylli portugez iu bashkua Realit më 2009 nga Manchester United. Sulmuesi Raul Gonzales kryeson renditjen me 323 gola i përcjell nga Alfredo Di Stefano (308) dhe Santillana (290).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›