E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan tifozet fyejne shqiptaret

Derbi i Madoninës ka qenë për vite me radhë dhe mbetet një prej ndeshjeve më të ndjekura në Shqipëri. Megjithatë, sfida e fundit e luajtur në “San Siro” ndërmjet Milanit dhe Interit ka lënë një shije të hidhur te tifozët shqiptarë, qofshin këta kuqezinj apo zikaltër.

Kjo jo thjesht prej nivelit të dobët të ndeshjes në fushë, sesa për episodet në tribuna. Ashtu si ndodh zakonisht, tifozët e dy skuadrave milaneze kanë zhvilluar një betejë të mirëfilltë me parulla, tallje dhe ironi.

Por, këtë herë, jashtë kësaj lufte nuk ka mbetur as Shqipëria. Në fakt, tifozët e Milanit kanë paraqitur parulla me karakter fyes ndaj shqiptarëve në ndeshjen e humbur 1-0 përballë Interit.

Në një prej tyre, e shkruar në gjuhën italiane lexohej “Vetëm me photoshop mund ta largoni flamurin shqiptar nga mesi juaj”. Ofendimi është bërë pasi vitin e kaluar në ndeshjen Inter-Siena ishte shfaqur një flamur shqiptar prej 10 metrash, nga Inter Club Albania.

Por, fyerjet nuk përfunduan me kaq, pasi fansat e Milanit kishin përgatitur edhe parulla të tjera kundër interistëve, duke vënë në qendër të vëmendjes shqiptarët. “Ju fashistë mbani gjithmonë dorën lartë, ndërsa në çdo ndeshje lejoni banderola shqiptarësh” si edhe parullën “Ju dominon Tirana”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›