E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan-Inter perballja percaktuese per titullin

Italia mban frymën në prag të derbit Milan- Inter, përballja mes rivalëve të përjetëshëm që në këtë sezon është përcaktues për titullin kampion në Seria A. Milani renditet në vendin e parë me dy pikë më shumë se zikalktër, ndërsa fitorja e së shtunës shihet si një trampolinë drejt titullit për skuadrën e Masimiliano Allegrit. Kuqezinjtë fituan në ndeshjen e parë të këtij sezoni, por sfida e së shtunës është ndryshe.

Zlatan Ibrahimovic njëriu i ndeshjes së parë nuk do të jetë në fushën e lojës, si pasojë e pezullimit, ndërsa e gjithë ngarkesa në repartin e sulmit do të bie mbi treshen Cassano- Robinho- Pato. Lajmi i mirë për trajnerin Allegri është rikuperimi i Andrea Pirlos. Organizatoi është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës gjatë kësaj jave, ndërsa mund të luajë për një pjesë lojë ne derbi.

Objektivi është i njëjtë, por kjo sfidë ka një tjetër shije për trajnerin e Interit Leonardo. Braziliani luan për herë të parë pas 13 vjetesh kundër Milanit, por përtej emocioneve te teknikut ziklatërve iu duhen pikët për të përmbysur kreun e renditjes në favorin e tyre. Inter vjen në këtë sfidë me një strishë pozitive rezultatesh, ndërsa problemet e Interit kanë të bëjnë me mbrojtjen, ku Lusio i pezulluar dhe Kivu i dëmtuar nuk do të zbresin në fushën e lojës.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›