E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kantrimen ne Tirane takohet me Berishen e Ramen

Zëvendësndihmësekretari amerikan i shtetit, Tomas Kantrimen ka mbërritur në Tiranë në vizitën e tij të tretë brenda një periudhe të shkurtër kohe. Takimi i parë në kryeqytetin shqiptar ishte me kryeministrin Berisha dhe ka nisur tashmë takimin me kryetarin e opozitës, Edi Rama në selinë e partisë Socialiste.

Axhenda e zyrtarit të lartë amerikan do të vijojë më pas me takimin me presidentin Topi dhe ministrin e Jashtëm Haxhinasto. Në fund të takimeve, Kantrimen do të japë për mediat një deklaratë për shtyp ku pritet të jepet edhe qëndrimi pas takimeve me zyrtarët në Tiranë, që mesa duket do të ketë në fokus zgjedhjet e tetë majit të cilat po përgatiten në një klimë të tensionuar politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›