E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, drejt Azisë

Nga Express më 19 maj 2011 në ora 12:03

Pasi e siguroi mbijetesën në Serie A, ekipi i Cesenës pritet të fillojë një revolucion. Janë shumë futbollistë që pritet të largohen nga ekipi bardh e zi. Dhe, njëri prej tyre me gjasë do të jetë edhe Erjon Bogdani.

Sipas ueb faqes italiane tuttomercatoweb.com, sulmuesi shqiptar mund ta lë futbollin italian pas 11 vjetësh. Ai pati eksperienca të ndryshme në futbollin italian, në Serie A dhe B, si në Reggina, Salernitana, Verona, Siena Chievo, Livorno dhe Cesena. Te kjo e fundit, 34 vjeçari pati një sezon pozitiv duke realizuar 8 gola.

Mirëpo, mediat italiane shkruajnë se e ardhmja e përfaqësuesit shqiptar mund të jetë Azia, ku mund t’i bashkohet ndonjë klubi arab, të cilët ofrojnë para të majme. Vendet arabe janë bërë ‘vatra’ të preferuara të futbollistëve të njohur botërorë, mbi të gjitha në përfundim të karrierës.

Kontrata e Bogdanit me Cesenën skadon në fund të këtij sezoni. Sidoqoftë, nuk përjashtohet mundësia që ai të vazhdojë te ky klub edhe një sezon ose te ndonjë klub tjetër italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›