E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan, Taje Taivo firmos për 3 sezone

Për mbrojtësin e Marsejës, Taje Taivo, po flitet shumë nëpër korridoret e merkatos. Të gjitha thashethemet të çojnë në një pistë, që mbrojtësi nigerian do të veshë fanellën e Milanit. Këtë e ka konfirmuar dje edhe e përditshmja franceze “L’Equipe”, sipas së cilës mbrojtësi 26-vjeçar ka arritur marrëveshjen me drejtuesit kuqezi dhe se për të zyrtarizuar transferimin, të dyja palët po presin firmosjen e kontratës. Sipas kësaj të përditshmeje, Taje Taivo vjen te Milani me parametër zero, ndërkohë që te kuqezinjtë e pret një kontratë trevjeçare prej 3 milionë eurosh në sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›