E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oktapodi: Reali, finalist i Champions

Sipas oktapodit Iker, Real Madridi do të jetë finalist i Champions League. Iker u mendua 20 minuta që të parashikonte ndeshjet e gjysmëfinales Real Madrid-Barcelona në kuadër të Kupës së Kampioneve dhe në fund parashikoi se “mbretërit” do të udhëtojnë për në finalen e Uemblit në Angli. Javë më parë, oktapodi Iker kishte parashikuar edhe dy ndeshjet tjera, ndeshjen e parë në kuadër të kampionatit spanjoll, ku gjeti barazimin 1-1 dhe rezultatin e finales së Kupës së Mbretit, ku nxori fitues Realin. Dhe në të dyja rastet ashtu ndodhi. Ndoshta s’do gabojë edhe këtë herë, paçka se Barça pritet të ndryshojë mënyrë loje ndaj Realit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›