Mourinjo: Skemi nevojë për arbitrat
Jose Mourinjo i është kundërpërgjigjur trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola, i cili ditë më parë thoshte se portugezit i nevojitet një gjyqtar portugez për ta ndihmuar që të ecin në finale të Ligës së Kampionëve. “Skuadra ime është e qetë. Duhet ta japim maksimumin në këtë gjysmëfinale, gjyqtari nuk është i rëndësishëm për ne. Kemi nevojë për një gjyqtar të nivelit të lartë, i cili nuk ndihmon asnjërën palë, por që i aplikon rregullat dhe që ndihmohet nga lojtarët. Shpresoj që, sapo të përfundojë ndeshja, të dyja palët të jenë të kënaqura me arbitrin”, ka pohuar dje Mourinjo.