Milan e Shaktjor në garën për Xhemailin
Pas dështimit të bisedimeve ndërmjet Palermos dhe Torinos për transferimin e Blerim Xhemailit në Sicili, garës për mesfushorin shqiptaro-maqedonas i janë shtuar edhe Milani e Shaktjor Donjecku. Për 23-vjeçarin me pasaportë zvicerane interesohet edhe Udineze, Napoli e Fiorentina, por oferta e klubit ukrainas duket më konkrete. Fituesit e edicionit të fundit të Kupës UEFA i plotësojnë kushtet financiare të Torinos, por Vyscha Liga nuk është një destinacion që pëlqehet nga Xhemaili. Nga futbollistët shqiptarë që militojnë në kampionatet europiane, mund të theksohet debutimi i Edmond Kapllanit me Augsburgun në Bundesligën II gjermane. Sulmuesi i Kombëtares u aktivizua si titullar në humbjen 3:1 në fushën e Energi Kotbuz, ndërsa u zëvendësua në minutën e 62-të, kur rezultati ishte 2:1.