Milan ëndërron spanjollin Çesk Fabregas
Ka qenë vetë lojtari ai që ka bërë të startojë në shtëpinë e Milanit operacioni Fabregas që, para deklaratve të bëra pak ditë më parë nga spanjolli ("Më kërkon një klub italian...," - ka thënë futbollisti) dukej të ishte vetëm një ëndërr e mbështetur nga disa sondazhe dhe asgjë më shumë. Por, tani që lojtari i ka zbuluar qëllimet e veta, duke hapur letrat e tij në tavolinë, me rastin e negociatve për rinovimin e kontratës me Arsenalin, në "Via Turati" kanë filluar ta studiojnë më në thellësi çështjen. Asgjë konkrete ende nuk është arritur me Arsen Vengerit, por pasiguria e Fabregasit për të firmosur me londinezët e ka shtyrë klubin kuqezi të ideojë një plan të saktë, për të nisur sulmin ndaj mesfushorit për sezonin e ardhshëm. Pas marrjes me parametra zero të Flaminisë dhe ofertave këmbëngulëse ndaj Adebajorit, marrëdhëniet midis Milanit dhe Arsenalit nuk janë më idilike, por në Londër mendojnë edhe për bilancin; nëse do të vinte oferta e duhur nga Djalli, kalimi nuk do të ishte më i pamundur. Por midis Fabregasit dhe Milanit është një pengesë jo e vogël: Barcelona. Klubi katalanas është gjithashtu i interesuar për lojtarin që, ndër të tjera, është rritur në kantierin e të rinjve të Barçës dhe që kohët e fundit, përveçse ka zbuluar se ndaj tij interesohet një klub italian, pohon edhe se një ditë do t'i pëlqente të kthehej në shtëpi. Por më parë mund të jetë Milano kuqezi e ardhmja e tij më e afërt.
BEKHAM - Efektet e para për njoftimin e kalimit të Devid Bekhamit te Milani, janë ndjerë në Los Anxheles. Galaksi, ka anuluar një ndeshje miqësore të programuar më 11 dhjetor në Bisbein, në Australi, sepse mesfushori 33-vjeçar anglez, nuk kërkon të rrezikojë të dëmtohet. "Nuk jemi në pozicionin për të siguruar gatishmërinë e Bekhamit dhe për të mos zhgënjyer tifozët, vendosëm ta shtyjmë miqësoren", - lexohet në një komunikatë të klubit.
Por sipas drejtuesit të klubit amerikan Tom Pein, Los Anxheles do të zhvillojë një miqësore në Aukland më 6 dhjetor në Zelandën e Re ndaj një formacionit të më të mirëve të Oqeanisë.
Seria A, java e 9-të
Dje
Bolonja – Juventus
Milan – Siena
Fiorentina – Inter
Torino – Atalanta
Roma – Sampdoria
Napoli – Rexhina
Kievo – Lacio
Katania – Udineze
Leçe – Palermo
Xhenoa – Kaljari