Minatoret e Bulqizes sot ne bisedime me perfaqesuesit e koncesionares ACR
Pas ndërprerjes së grevës së urisë, minatorët e Bulqizës kanë përcaktuar ditën e hënë për mbajtjen e bisedimeve mes përfaqësuesve të firmës koncesionare të kromit “ACR”, si dhe përfaqësuesve të minatorëve.
Sipas burimeve nga Bulqiza, në qytet ka mbërritur administratori i firmës “ACR”, Giga Bedinieshvill, se bashku me dy përfaqësues të tjerë të përcaktuar për bisedime.
Ndërkohë, që këta të fundit janë kundërshtuar nga minatorët, duke kërkuar që bisedimet të mbahen drejtpërsëdrejti me administratorin e firmës apo drejtuesve të saj si dhe në praninë e kreut të Konfederatës së minatorëve, Kol Nikolla.
Vetëm pak ditë më parë, minatorët kanë deklaruar se nëse nuk arrihet një zgjidhje përfundimtare, e cila do t’u jepte fund kontradiktave mes dy palëve, minatorët do të futen sërish në grevë urie, por këtë herë jo në ambientet e brendshme të minierës, por në godinën e firmës.