Tony Blair mund të jetë pjesë e fushatës zgjedhore të laburistëve
Tony Blair mund të angazhohet në fushatën elektorale të laburistëve për t'i ndihmuar ata në betejën politike kundër konservatorëve. Lajmi u bë i ditur nga gazeta prestigjoze britanike "Sunday Times".
Sipas gazetës, ish-kryeministri dhe kryeministri aktual Gordon Brown janë afruar pas disa muajsh marrëdhëniesh të ftohta kryesisht për shkak të çështjes së luftës në Irak, në kuadër të së cilës Blair do të thirrjet për të dëshmuar publikisht.
Burime pranë ish-liderit laburist deklaruan për gazetën se Blair është i gatshëm të mbulojë një rol aktiv në fushatën elektorale, nëse Brown do ta kërkojë një gjë të tillë.
Dy politikanët kanë diskutuar gjatë javës së fundit për strategjinë e fushatës elektorale.
Treguesi i afrimit, shkruan "Synday Times", është fakti se Broën ka përmendur emrin e paraardhësit të tij pikërisht në një fjalim para elektoral.
Siç duket ish-kryeministri Blair dëshiron që të jetë sërish pjesë e politikës britanike pasi dështoi që të zgjidhej presidenti i Bashkimit Europian