E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alimi, hero i Istras

Nga Express më 29 gusht 2011 në ora 08:59

Istra e Armend Alimit të shtunën mbrëma e ka mposhtur Lokomotivën e Zagrebit me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së gjashtë të garave kampionale në elitën e futbollit kroat.

Mesfushori shqiptar nga Kumanova ishte titullar në këtë takim, derisa në minutën e 42-të e shënoi golin e dytë për ekipin e tij.

Pas gjashtë xhirove të zhvilluara, Istra pozicionohet në vendin e njëmbëdhjetë të renditjes me shtatë pikë të tubuara prej gjashtë ndeshjeve të zhvilluara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›