Basha debuton me fitore
Nga Express më 29 gusht 2011 në ora 09:00
Futbollisti kosovar, Migjen Basha ka debutuar me fitore me skuadrën e tij të re, Torino, ku u transferua gjatë kësaj vere nga skuadra e Atalantës.
Skuadra e Bashës e ka mposhtur si mysafire Ascolin me rezultat 1:2, në kuadër të xhiros së parë të garave kampionale në Serie B.
Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane luajti gjatë gjithë kësaj ndeshjeje.
Golat për Torinon i shënuan Oduamadi dhe Bianchi, kurse realizues për Ascolin ishte Andelkovic. Synim i Torinos këtë sezon është rikthimi në Serie A.