Milan kthen Abiatin, Dida ikën në Brazil
Kristian Abiati do të kthehet te Milani. Porta mbetet një prej problemeve që duhen zgjidhur me emergjencë dhe kuqezinjtë po shqyrtojnë alternativat për zëvendësuesit e Kalac. Australiano-kroati do të vazhdojë të jetë numri 1, ndërkohë që Nelson Dida pritet të largohet drejt Brazilit (me rrogat e dy viteve në xhep). Rikthimin e Abiatit e ka deklaruar zv/presidenti Galiani dhe e ka konfirmuar tekniku Ançeloti: ai do të kthehet nga huazimi të Atletiko Madrid. Kupola do të jetë "gardiani" i tretë.